Pengu i një gruaje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Shpendi Topollaj

– Kanë kaluar vite qysh atëherë. Ndofta nuk ia vlen fare ta kujtoj atë histori, por sesi qenka njeriu. Jo vetëm që nuk mund t`u shmangesh kujtimeve, por edhe sepse ndjen nevojën që t`i hapesh dikujt. T`ia rrëfesh brengën që të mundon.

Kështu e nisi bisedën me mua Tefta, një grua që i kishte lënë të pesëdhjetat, por sidoqoftë, kuptohej se kishte qenë dikur një femër shumë e bukur. Le që unë, qysh kur ishte e re dhe nuk njiheshim fare me të, e mbaj mend mirë, sesa e hijshme kishte qenë ajo. Më mbeti mendja te ai tregim, ndaj vendosa të mos e mbaja për vete, por ta tregoja edhe unë.

Me Fredin u njoh rastësisht. Zhvilloheshin provat për Festivalin e Ansambleve Amatore, ku ajo merrte pjesë në valle dhe ai i binte kitarës me grupin e një ndërmarrje. I heshtur, i përhumbur në tingujt e asaj vegle muzikore, me kokën ulur, ai dukej mjaft tërheqës, për të mos thënë dhe interesant. Një miku i tij, që kishte qenë shok shkolle me Teftën, i prezantoi. Ai fillimisht u tregua indiferent dhe kjo ia shtoi asaj më shumë kurreshtjen për të. Kështu vazhdoi disa ditë, gjersa së bashku u futën në një klub dhe pinë nga një kafe. Ajo kurrë nuk qe ulur vetëm me një mashkull. I dukej se po bënte ndonjë gabim dhe ruhej se mos e shihte kush. Zuri vend në tavolinë, duke i kthyer krahët derës. Qëndruan kështu nja një gjysmë ore. Ajo nuk ishte e qetë, por gjithsesi ishte bukur. Të nesërmen, kur mbaruan provat dhe mungonte ajo shoqja me të cilën kthehesh në shtëpi, Fredi i tha se mund ta pëcillte ai. Ishte fund vjeshte dhe errej shpejt. Ajo pranoi dhe ndjeu diçka të paprovuar më parë. Provoi një gëzim, kënaqësi dhe emocion njëherësh. Rrugës, ai nuk para foli. Diçka tha për shiun që mund të fillonte nga çasti në çast dhe shtoi se:

– Erdhi koha të merret çadra. Nuk duhet ndarë tani që po vjen dimri.

– Çadra merret vetëm kur bie shi. – tha pa të keq ajo.

– Jooo. Femra gjithmonë ka nevojë për një çadër.

Tefta e la me kaq, se pa që ishte bisedë koti.

Pa kuptuar, kishin mbërritur te dera e shtëpisë së saj. Kishte ditë që fëmijët e rrugicës e kishin thyer me llastiqe poçin elektrik që lëshonte një dritë të zbehtë mbi shtyllën aty pranë. Kur ajo po matej t`i thoshte “Të faleminderit! Dhe Natën e mirë!” ai e tërhoqi nga vetja dhe e puthi në faqe. Ajo e trembur, por dhe e kënaqur, hodhi sytë me marifet se mos i kishte parë kush. Ajo puthje iu duk e ëmbël sa s`thuhet, e ngrohtë, epshndjellëse. U drodh e gjitha dhe me duar e shtyu lehtë Fredin. Por qe një xhest si përkëdhelje, i cili më shumë fliste për miratim. Tha butë “Mirupafshim nesër!” dhe u zhduk pas dere. Kur hyri brenda, faqet i qenë ndezur prush dhe zemra i rrihte fort. Përshëndeti të ëmën që nga koridori  dhe e mbajti vrapin në dhomën e gjumit, ku u pa në pasqyrë. Iu duk vetja e shkalafitur, por gjithsesi ishte e lumtur. Faqja ende i digjte nga ajo puthje e lehtë dhe me vete tha se nuk do ta lante disa ditë. I dukej se bashkë me ujin do fshihej dhe kujtimi për të. “Ja ç`na qenka dashuria” tha me vete. Dhe unë e gjykoja dhe vlerësoja nga leximet. Askush nuk paska mundur t`a përshkruaj atë, siç qenka në të vërtetë. Dhe vetja iu duk më e bukur.

Pastaj erdhën me radhë të gjitha. Takimet e fshehta, pëshpërimat vesh më vesh, shkuarjet në kinema, kërkesa për fejesë e deri martesa. Fredit, i dhanë dhe shtëpi dhe gjithçka po shkonte si jo më mirë. Si kaluan disa muaj, Tefta mbeti shtatzënë. Në fund të majit, lindi një vajzë të shëndetëshme. E quajtën Fatjona. Tani Tefta po përjetonte edhe gëzimin e të qenurit nënë. I rrinte vajzës mbi kokë, e lante, e shpëlante, e pudroste dhe e lidhte kopanec. Pastaj e merrte në krahë dhe e vinte në gji për të pirë. Fatjona, ishte llupëse dhe ajo kishte boll qumësht. Fredi, gjatë ditës, ishte i larguar, pasi shkonte në punë. Dhe ajo, sa herë vajza rehatohej dhe e zinte gjumi, bënte ndonjë gatim, spërndriste shtëpinë dhe merrte e lexonte ndonjë libër. Tjetër nuk kishte ç`të bënte. Televizorët sapo kishin nisur të tregtoheshin dhe atyre kushedi se kur do t`u vinte radha për t`a marrë. Nuk i vinte mirë që i shoqi nuk para i kishte qejf librat. Madje, ai asqë i zinte me dorë ata, për të mos thënë se shpesh i hakërrehej:

Lexo edhe :  Në cilën moshë kemi vetëbesim më të lartë?

– Prap me libra ti? Nuk hoqe dorë prej tyre? S`të japin bukë ato.

Tefta qeshte si e zënë në faj, por librin nuk e linte kurrë.

Kur e kishte parë me atë kitaren, atje te shtëpia e kulturës, ajo kishte kujtuar se ai pa tjetër që duhet të kishte mbaruar ndonjë shkollë. Ndaj nuk i erdhi aspak mirë kur mësoi se ai ishte me shtatëvjeçare dhe një kurs për mekanik.

– Nuk duhet gjë shkolla. – përsëriste shpesh ai me miqtë që vinin.

Teftës, kuptohet që nuk i vinte mirë edhe kur ai mburrej ngaqë nuk lexonte libra. Por dhe ndihej liksht, kur Fredi rrinte si guak, teksa diskutohej rreth tyre.

Mirëpo, do të qe gjysma e së keqes, sikur puna të kishte mbetur deri këtu. Pasi ndodhi që një ditë…

Kishte kaluar dreka, kur Fredi u kthye nga puna. Hapi derën dhe u fut brenda. U duk se nuk i pëlqeu që e shoqja teksa rrinte e ulur në divan, dhe po i jepte gji vajzës, me dorën e lirë mbante një libër, i cili kuptohej që po e tërhiqte së tepërmi. Kjo shihej qartë edhe në lotët që asaj i shkëlqenin në sy.

U prish në fytyrë dhe në vend të përshëndetjes së zakonëshme tha me inat:

– Akoma me libra ti!?

Teftës nuk iu ndenj pa ia kthyer:

– Pse, çfarë ke me librat ti?

– Ç`kam unë ë? – u tërbua i shoqi – Ja ç`kam.

Dhe duke iu afruar me fytyrën e përflakur, fare papritur, e goditi me një pëllëmbë në faqe, sa Teftës i iku koka mbrapsht. Shkëndija i dolën nga sytë dhe faqja i u ndez prush të gjorës, por vajzën e shtrëngoi fort në kraharor. Ndjeu shumë dhembje, dhe akoma më shumë, turp nga vetja. Për një moment vetëm tha “S`është e mundur” dhe pa nga e bija. Ajo nga tronditja e kishte lëshuar thithkën e sisës së fryrë dhe fytyra e vogël i qe mbuluar me qumësht. Tefta me një napë të bardhë që e mbante gjithmonë aty pranë, ia fshiu sytë e zënë dhe u përpoq t`a qetësonte.

– Çfarë bën mor njeri? Si më godet mua kështu? Sikur të jem kafshë. Nuk të vjen keq?

Ai u tërhoq, duke marrë frymë me gulçe dhe shqiptoi me gojën plot:

– Lavire.

– Si the? Lavire? Të dukem e tillë se po lexoj një libër?

– Pse çfarë duhet të bësh tjetër? Na qanke ti se je e pakënaqur nga martesa dhe merresh me ato që tradhtojnë burrat e tyre. Me zuskat.

Tefta, ashtu e ligështuar dhe pa lëvizur nga vendi, u mundua të arsyetojë:

– Për këtë libër, ka qarë edhe vetë autori kur e shkruante. Ke dëgjuar për “Byzylykun me gurë të kuq” të Kuprinit? E di ti historinë e Zhelltkovit, dashurinë e tij për princeshën Vera? Ajo grua e ndershme dhe besnike e burrit të saj, pasi lexon letrën e tij, i shkon dhe e sheh atje ku ai kishte vrarë veten. Nuk i mposhti dot ndjenjat për të ai i ziu. Dhe vajton dashurinë e tij të  pafat, përgjërohet e lutet për lumturinë e saj. U shenjtëroftë emri yt, i thotë. Ku ka njeri me zemër që nuk do të qante, para kësaj dashurie dhe tragjedisë së tij. Dhe ti, pa pikë mëshire dhe pa të pasur asnjë faj, fyen ndjeshmërinë e një gruaje që ende ruan atë kujtimin e puthjes së asaj natës së parë, kur ti më përcolle, duke më folur gjatë gjithë asaj rruge, vetëm për çadrën që gratë u dashka t`a kenë përherë me vete.

– Pa tjetër që kanë nevojë për dikë që t`u rrijë mbi kokë se pastaj…

– S`e pastaj… lexojnë libra. Dhe të lexosh libra, të vuash së bashku me personazhet e tyre, është sipas teje e barabartë me tradhti bashkshortore.

Ah, mor i mjerë. Shih deri ku ke shkuar, nga ajo që i urren librat. Dhe unë mëndjelehta, kur të shihja duke i rënë kitares, mendoja se në atë heshtjen tënde, përjetoje brenda shpirtit tënd, ngazëllimin dhe ëndrrat që të zgjojnë tingujt e muzikës. Por ti paske qenë pa shpirt fare. Sa turp!

Fredi, u fut dhe u mbyll në dhomën e gjumit dhe doli prej andej kur qe errur. Pa për të shoqen dhe vajzën, por ato nuk ishin më aty. Kishin ikur. Ky kishte qenë fati i tij, i Teftës, por dhe i Fatjonës së vogël.

Të fundit

Shkurt dhe qartë, këngëtari i njohur konfirmon pjesëmarrjen te “Ferma Vip”

Moderatori Robert Berisha ka zbuluar ekskluzivisht për një emision televiziv se do të jetë pjesë e reality show-t më...

Ktheu në Apel çështjen e vulës së PD-së, Gjykata e Lartë zbardh vendimin e plotë

Gjykata e Lartë ka zbardhur të plotë vendimin për të rikthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit çështjen për vulën dhe logon e PD. VENDIMI I PLOTË Pasi...

“A jam hot Heidi?”, Egla lëvizje sensuale nën ritmet e muzikës ndërsa lahet në vaskë

Egla ka shijuar disa momente vetëm në shtëpinë e Big Brother VIP, duke u larë në vaskë. Nën ritmet e muzikës, ajo ka nisur të...

E frikshme/ Shpërthen vullkani në këtë vend, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Një tjetër shpërthim i fuqishëm vullkanik në gadishullin Reykjavik ka bërë që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Islandën Jugore. Shpërthimi sipas autoriteteve lokale është...

A e dini se iPhone ka një “buton sekret”?

Ka një sërë veçorish inteligjente të integruara në softuerin iOS të Apple, por shumë njerëz nuk e dinë se ka një tjetër “buton sekret”...

Lajme të tjera

Web TV