Përfundon regjistrimi fillestar në zonën e Balldres në Elbasan, Lame: E mbaruam punën që ishim zotuar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Shqiptare Artan Lame i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ishin në zonën e Balldres të Bashkisë Elbasan, për të njoftuar përfundimin e procesit të regjistrimit fillestar.
Përmes procesit të regjistrimit fillestar që sapo përfundoi, u regjistruan 1230 pasuri tokë bujqësore, banesa në proces legalizimi, si edhe banesat e vjetra të fshatrave.
Lame e ka quajtur sfidë të vitit 2021 regjistrimin e tokave bujqësore të fituara me ligjin 7501.
Tashmë Kadastra e Elbasanit e ka mbyllur detyrën e saj për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të pajisen me certifikatë pronësie, tani i takon vetë qytetarëve që, nëpërmjet portalit e- Albania, të aplikojnë për t’u pajisur me certifikatë pronësie.

Kryetari i Bashkisë Llatja ju bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë në mënyrë që në vijim të përfitojnë edhe nga grantet e bujqësisë, apo të naftës për fermerët. “Marrja e certifikatës së tokës do ju vij në ndihmë për të përfituar nga projektet e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural”.

Lame: “Tani ne e mbaruam punën që ishim zotuar se do të bënim regjistrimin fillestar. Tani ju takon juve qëtë aplikoni në e-Albania për tu pajisur me certifikatën e pronësisë. Në kohë rekord ju do të pajiseni me certifikatë nga drejtoria e Elbasanit. Për të mos humbur këto mundësi që shteti jua ofron, aplikoni që të përfitoni. Nëpërmjet certifikimit të tokës, ju do të keni mundësi edhe të kryeni transaksione të pronës”.

Gjatë ceremonisë Lame dhe Llatja dorëzuan certifikatat për një numër banorësh që kishin aplikuar përmes portalit e-albania.

Në qarkun e Elbasanit brenda këtij viti janë legalizuar 1270 banesa duke e cuar në 18.600 banesa numrin e përgjithshëm të legalizimeve për këtë qark. Gjithashtu gjatë këtij viti janë certifikuar edhe 2150 parcela të tokës bujqësore.

Lexo edhe :  Shpërthimi i bombolës në Velipojë/ Humb jetën edhe nëna e vajzave


Të fundit

Përfundon regjistrimi fillestar në zonën e Balldres në Elbasan, Lame: E mbaruam punën që ishim zotuar

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Shqiptare Artan Lame i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ishin në...

“Pas hedhjes së bombave në ambasadat e Parisit dhe Romës, Sigurimi i helmoi gruan Sabaudinit”/ Dëshmia e rrallë e vëllait se si ndiqej kreu...

Nga Dashnor Kaloçi Publikohet historia e panjohur dhe e bujshme e ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, ku bënin pjesë: Sabaudin Haznedari, Xhevdet Mustafa dhe Halit Bajrami,...

Të vërtetat pas një “klounade”

Nga Josif Papagjoni E kisha parë dramën “Pesë ditë mbret”, autor e regjisor Stefan Çapaliku në teatrin “Metropol”, një vit e ca më parë. I...

HEKURUDHA E HESHTUR

Një udhëtim ndryshe në ‘hapat’ e së shkuarës, 60 minuta nga Tirana në Durrës të përshkuara me trenin relike. Nga Arjana Çejku  Në tren, transportin më...

Teksa kujton themelimin e Forcave Ajrore të SHBA, Ambasada Amerikane thekson partneritetin e fortë ushtarak me Shqipërinë

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka kujtuar 74 vjetorin e themelimit të Forcave Ajrore të...

Lajme të tjera

Web TV