Policia Rrugore kontrolle në gjithë Shqipërinë, arrestohen 10 shoferë dhe gjobiten mbi 700 të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket gjobave dhe pezullimeve të vendosura ndaj shoferëve që nuk respektojnë rregullat rrugore.

Në njoftimin e tyre, bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 10 shoferë, 3 për drejtim mjeti pa patentë dhe 7 të tjerë për drejtim makine në gjendje të dehur.

Po ashtu janë pezulluar 44 leje drejtimi si dhe janë vendosur qindra gjoba.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit

Në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar përfshirjen në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh, që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

?Janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

?Janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 27 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

?Po si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve të adresuara nga qytetarët në Komisariatin Dixhital dhe në nr 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 768 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia e Shtetit, nisur nga fakti se përgjatë fundjavës në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve, si dhe nga fakti i prezencës së lagështirës në rrugë, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos shpejtojnë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë?? dhe prezencë të Policisë Rrugore???, të pajisur edhe me dronë, dragera?, kamera ? e aparatë fotografik.

Lexo edhe :  Imzot Angelo Massafra "lan duart" me Shqipërinë, ja veprimi i papritur nga Papa Francesku

Njëkohësisht, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

#MosUbejStatistikë?

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj?

Të fundit

Qerrata Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk...

Mjeku zbulon shifrat e frikshme, ja sa persona vdesin nga kanceri në Shqipëri

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se në vendin tonë 9 persona humbin jetën nga kanceri. Sipas tij, statistikat mund të jenë më të mëdha, pasi...

Dosja ‘Sterilizimi’/ Pasi refuzoi të paguajë 10 mln lekë, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon që të njihet me aktet e dosjes sa i takon çështjes së sterilizimit. Teksa SPAK ka bërë me...

Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED


Paralelisht me transforminin e ndriçimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim LED edhe në Parkun e Liqenit Artificial. Të apasionuarit pas...

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Heidi dhe Romeo krijuan një romancë brenda Big Brother VIP e cila përfundoi shumë herët. Dyshja është parë çdo ditë teksa ‘e vuan’ ndarjen nga...

Lajme të tjera

Web TV