Sa fiton Lionel Messi te PSG? Media franceze zbulon shifrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sa fiton Lionel Messi te Paris Saint Germain? Për të zbuluar shifrat e kontratës astronomike që ka firmosur ylli argjentinas me klubin parizien ka menduar e përditshmja franceze L’Equipe e cila e ka nxjerrë në dritë detaje rreth marrëveshjes që firmosi Messi muajin e kaluar me kryesuesit e kampionatit francez.

110 milionë euro në total për 3 sezone do të përfitojë Lionel Messi me PSG-në gjithmonë nëse respekton deri në fund kontratën 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit të tretë.

Në sezonin e parë Messi do të përfitojë një shifër më të ulët se ajo e dy viteve pasardhëse pra me pak fjalë në këtë edicion futbollistik 6-herë fituesi i Topit të Artë do të arkëtojë 30 milionë euro, shifër që do të rritet në 40 milionë euro në vit në dy sezonet pasardhëse.

Ka dhe një risi shumë interesante në kontratën e Messit me Paris Saint Germain pasi siç e ka zbuluar edhe vetë klubi parizien, 34-vjeçari do të shndërrohet në futbollistin e parë në histori që përveç se parave cash do të paguhet edhe në kriptovaluta.

Nga 30 milionë eurot që do të përfitojë Messi në sezonin e parë në Parc des Princes, 1 milionë euro presidenti Al Khelaiffi do t’i derdhë në PSG Fan Token, është monedha e krijuar nga platforma Socios.com. Ndërkohë nga sa mësohet Messi nuk ka përfituar asnjë bonus në momentin e firmës me Paris Saint Germain.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV