Zhdukja misterioze e 22-vjeçares amerikane, humb edhe i fejuari

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Pas zhdukjes misterioze të 22-vjeçares amerikane, tashmë ka humbur dhe i fejuari saj 23-vjeçar Brian. Gabriela Petito, 22 vjeç, u largua nga Nju Jorku në korrik me partnerin e saj Brian Londry, 23 vjeç për një udhëtim katër-mujor me furgon.

Sipas mediave të huaja 22-vjeçarja nuk ka folur më me familjen, që nga fundi i gushtit, kur po udhëtonte me të fejuarin e saj, Brian. Më 11 shtator, familja e Gabriela Petito informoi autoritetet për zhdukjen e saj, duke thënë se ata nuk kishin dëgjuar prej saj që nga fundi i gushtit. Duke ndjekur çiftin në mediat sociale për javë të tëra, në peizazhet magjepsëse të perëndimit Amerikan, përdoruesit e internetit u mobilizuan duke dashur të ofrojnë ndihmë në gjetjen e vajzës së re dhe media po regjistron vazhdimisht ecurinë e çështjes.

Policia thotë se aktualisht po e trajton zhdukjen e Brian, pas asaj të Gabriel, si një “rast zhdukjeje të shumëfishtë”.

Gjatë udhëtimit të tyre, ne shohim çiftin, në postimet e tyre në mediat sociale, duke buzëqeshur, përqafuar dhe duke ecur dorë për dore në plazh.

Sidoqoftë, në një video të publikuar nga policia e Moabit, një qytet i vogël në Juta, ngriti shqetësimet për rolin e partnerit të 22-vjeçares amerikane. FBI ka hapur një linjë telefonike të dedikuar për këdo që ka informacion në lidhje me rastin, dhe një llogari GoFundMe është krijuar për të “mbledhur para për të ndihmuar në kërkimin e Gabi Petito”.


Të fundit

Zhdukja misterioze e 22-vjeçares amerikane, humb edhe i fejuari

Pas zhdukjes misterioze të 22-vjeçares amerikane, tashmë ka humbur dhe i fejuari saj 23-vjeçar Brian. Gabriela Petito, 22 vjeç,...

Sekuestrohen 46 doza kokaine gati për shitje, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, ndërsa në pranga ka rënë një 46-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se...

Jimi Hendrix, vdekja tragjike e kitaristit virtuoz

Ai njihet si kitaristi më i madh i të gjitha kohërave. E zotëronte veglën muzikore në mënyrën më të mirë të mundshme. Madje mund...

Themelimi në shtator 1851/ New York Times, 132 Çmime Pulitzer

Në shtator të vitit 1851 – Filloi botimi i gazetës The New-York Daily Times, e cila më vonë do të bëhet The New York...

Pengu i një gruaje

Nga Shpendi Topollaj - Kanë kaluar vite qysh atëherë. Ndofta nuk ia vlen fare ta kujtoj atë histori, por sesi qenka njeriu. Jo vetëm që...

Lajme të tjera

Web TV