Arkivat e gjykatave zbulojnë marrëdhënien e Johnny Depp me të ëmën

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga arkivat e gjykatave me qëllim për të realizuar një dokumentar mbi të shkuarën e aktorit të njohur, Paul Barresi ka mbledhur të dhëna që flasin për jetën familjare në fëmijëri dhe adoleshencë të yllit kinematografik.

Sipas tyre prindërit e Johnny kanë hedhur kërkesë për divorc më 1978-ën, dhe në deklaratat e përfshira aty, nëna e tij, Betty është shprehur e prerë mbi faktin që i biri, asokohe 15 vjeç ishte i aftë për punë dhe mund të mbante veten megjithëse ishte nën moshë. Ndërsa e vërteta ishte që, Depp kish filluar drogën që 11 vjeç dhe për muaj me radhë jetonte në një makinë. Ai qe i varur për shumë kohë nga droga dhe kur ka folur për këtë temë në intervista është shprehur që droga ishte mënyra si ai i largohej problemeve në familje.

Depp ka pranuar se është dhunuar sistematikisht nga e ëma në forma të rënda fizike dhe psikologjike, por gjithsesi kur arriti të merrte rrogën e parë të madhe, i dhuroi asaj një shtëpi me një fermë. Johnny deklaroi se është ndjerë shumë keq dhe fëmijëria e tij nuk ka qenë aspak e lumtur, ndërsa të ëmën e quan monstër dhe nuk e vuajti aspak vdekjen e saj.


Të fundit

Arkivat e gjykatave zbulojnë marrëdhënien e Johnny Depp me të ëmën

Nga arkivat e gjykatave me qëllim për të realizuar një dokumentar mbi të shkuarën e aktorit të njohur, Paul...

Arrestohet italiani në Kakavijë, ja çfarë zbuloi policia gjatë kontrollit

Një i ri italian është ndaluar nga autoritetet në Kakavijë pasi iu gjet lëndë narkotike në automjet. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në dalje të...

Kimikati shkaktoi shpërthimin apokaliptik një vit më parë, autoritetet libaneze sekuestrojnë 20 tonë nitrat amoniumi

Autoritetet libaneze kapën 20 tonë nitrat amoniumi, i njëjti kimikat që shkaktoi shpërthimin vdekjeprurës katastrofik në portin e Bejrutit një vit më parë, njoftoi...

Si u mbyll fshehurazi marrëveshja e Cornwall që zemëroi Francën, Canberra: Ne ishim të sinqertë

Detajet e marrëveshjes trepalëshe të sigurisë midis Australisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, e cila shënoi anulimin e kontratës së nënshkruar nga...

Prej 5 ditësh i bllokuar në minierë, shuhen shpresat për të nxjerrë të gjallë 61-vjeçarin

Teksa ditët kalojnë, shpresat për të gjetur gjallë minatorin Muharrem Plaku shuhen gjithnjë e më shumë. Sot është dita e pestë nën errësirën dhe...

Lajme të tjera

Web TV