“Furtunë” në Tiranë/ 11 të arrestuar në 24 orë, policia jep detajet

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 11 persona, për vepra të ndryshme penale. Të arrestuarit akuzohen pë vjedhje, kundërshtim të policisë, si dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Hajduti prezantohet si polic

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B(M)., 26 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të vjedhura. Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie.

I riu kapet me dorezë metalike

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij, iu gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë(dorezë metalike).

Pranga të dënuarit me 3 muaj burg

Sherbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë kapjen dhe ndalimim E. O., 45 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Përdorimin me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Arrestohen shoferët e dehur dhe pa patentë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë i shtetasve: O. Xh., 30 vjeç, D. Ç., 33 vjeç, G. Ç., 53 vjeç, R. O., 26 vjeç, E. D., 44 vjeç, P. K., 50 vjeç, A. I., 61 vjeç dhe S. K., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Të fundit

“Furtunë” në Tiranë/ 11 të arrestuar në 24 orë, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 11 persona, për vepra të ndryshme penale. Të arrestuarit akuzohen pë vjedhje,...

Turistët harrojnë kullën e Eifelit, 27-vjeçari “dhuron” spektakël mbi litar (Video)

Me siguri kjo ishte e vetmja herë që turistët nuk kanë parë kullën e Eifelit, por akrobatin i cili "dhuroi" spektakël, në një lartësi...

Kaos në Francë/ Plas sherri në ndeshjet e Ligue 1 (Video)

Sërish skena të shëmtuara në Ligue 1 në derbin verior midis Lens dhe Lilë ndërsa tifozët vendas pushtuan fushën dhe shkuan pas lojtarëve të...

Ndërron jetë papritur ish-zyrtari i LSI dhe biznesmeni Ilir Dashi

Ish-zyrtari i LSI, Ilir Dashi është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, i cili prej më shumë se 1 viti jetonte në Afrikë...

Varësia ndaj ushqimit: Ja si ta trajtoni

Ashtu si veset e përmendura më parë, disa ushqime njejtë si alkoli apo duahni përmbajnë  substanca që mund të krijojnë varësi. Njeriu ka krijuar dhe zbuluar...

Lajme të tjera

Web TV