Inaugurimi i TKOB/ Rama publikon pamje nga “Grand Gala”: Dita erdhi! Kushte dinjitoze për të qenë në lartësinë e zërave të njohur nëpër botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar momente nga “Grand Gala” që shënoi inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit pas rikonstruksionit.

Në një mesazh nga ambientet e TKOB, Rama thotë se teatri është shpresë për vendin dhe artsitët duhet të ndihen të respektuar në vendin ku performojnë.

Ai premton se do të krijojë kushte të reja dhe dinjtoze teksa thekson se në TKOB ngrihet një perde e re aty ku kanë kënduar ata që kanë bërë histori.

‘’Prej shumë vitesh, TKOB priste të dilte nga një periudhë e stërgjatë degradimi si rezultat i një kohe të pambarimtë mosndërhyrjeje për mirëmbajtjen apo lërë pastaj rikonstruksionin e vet. Dita erdhi dhe me një projekt që flet vetë, s’ka nevojë për koment ja dolëm të krijojmë kushte tërësisht të reja, ndryshe, dinjitoze për të qenë në lartësinë e atyre zërave të njohur nëpër botë, por gjithë atyre zërave të rinj që ky vend fatmirësisht i nxjerr me shumicë dhe që u ngjitën shumë shpesh në këtë skenë pa pasur mundësinë të ndihen asnjëherë të respektuar dhe në shtëpinë e tyre për shkak të kushteve.Kemi një teatër të ri kombëtar i cili ofron një skenë ku zërat magjikë të operas shqiptare por edhe kërcimtarët, valltarët, këngëtarët popullorë jo vetëm të mund të ndihen të respektuar, por të kenë përballë tyre dashamirës, njerëz të pasionuar pas prodhimit të kësaj skene që ulen dhe shijojnë art pa qenë të sulmuar nga i ftohti, lagështira, vapa, zhurmat prej kërcitjeve të të gjitha dërrasave të shtruara prej më shumë se 60 vitesh.

E pra, është një krenari dhe kënaqësi që pasi u kapërcye dhe ajo periudhë mallkimi e cila e pamundësoi hapjen e këtij teatri në kohë si rezultat i një tjetër agresioni mbi shëndetin e njerëzve, aktivitetin social, kulturor, ekonomik të Covid-19 të mund të ngremë përdhen e kësaj skene. Një skene ku kanë kënduar gjithë ata që kanë bërë historinë e këtij Teatri. Ku kanë luajtur në instrumenta të ndryshëm në një orkestër gjithë ata që kanë bërë historinë e muzikës lirike apo muzikës koncertale apo të lehtë.

Lexo edhe :  Çfarë është tanatofobia, frika që mund t'ju pengojë në përditshmërinë tuaj

Brenda kësaj skene nga ku dashamirësit, të apasionuarit pas gjithë aktivitetit dhe krijimtarisë së kësaj godine të mund të shijojnë duke u ndjerë pjesë e të njëjtit komunitet, komunitetit përtej kufijve, të gjithë atyre që ndjekin muzikën koncertale, operistike, të lehtë në teatrot më prestigjozë të botës ku yjet e Shqipërisë shkëlqejnë fort. Nga momenti i ngritjes së përdhes, nuk kemi arsye ti shohim me zili apo duke bërë pyetjen kur do të vijë dita që në Shqipëri të kemi një teatër më të njëjtin dinjitet e respekt për ata që japin jetë, qofshin krijues, protagonistë, spirator.’’- tha Rama.

Të fundit

Natasha e TikTok dhe djali i saj rikthehen në burg, akuzohen për keqtrajtim të të miturit

Gjykata e Apelit të Kuçovës ka vendosur të lërë në fuqi masën arrest në burg ndaj, Armando Kumarakut dhe...

Më shumë para në pleqëri? Shumë e thjeshtë

Nëse je i ri dhe sapo ke nisur të punosh, me shumë gjasa periudha e pensionit të duket shumë e largët. Të kesh disa mijëra...

I dënuar për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe...

Kanadaja kalon 40 milionë banorë, “mbipopullimi” shkakton probleme

Kanadaja është vendosur të arrijë një rekord prej 40.77 milionë njerëz në vitin 2023, falë kryesisht imigrimit të përkohshëm, dhe rritja e popullsisë nuk...

Ja si Inteligjenca Artificiale dhe kriza e burimeve njerëzore po ndryshojnë drejtuesit

Kriza e burimeve njerëzore po ndryshon mendësinë e drejtuesve shqiptarë në trajtimin e punonjësve jo më si pjesë të procesit, por si individë duke...

Lajme të tjera

Web TV