Shoferët “fluturonin” me shpejtësi deri në 156 km/h, policia heq dhjetëra patenta

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle në orët e mbrëmjes së kaluar në aksin Sauk-Teg, ku ka konstatuar 21 shoferë me shpejtësi deri në 156 km/h. Policia iu ka hequr patentën 10 shoferëve, si dhe ka gjobitur 11 të tjerë.

Nga monitorimi në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Sakaq janë pezulluar 9 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 15 gjoba.

Njoftimi i policisë:

 

Vijon monitorimi i qarkullimit të automjeteve nga Policia Rrugore e Tiranës duke përdorur radarë e alkooltestues në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës – Tiranë dhe në orët e mbrëmjes në aksin Sauk – Teg për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

 

Gjatë orëve të mbrëmjes deri në orën 22:30, pasi monitorimi u ndërpre për shkak të reshjeve të dendura të shiut, si rezultat i monitorimit me radar në aksin Sauk-Teg, konkretisht në Mjullbathore, Policia Rrugore e Tiranës konstatoi 10 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte nga 131 km/h deri në 156 km/h.

Policia Rrugore u pezulloi drejtuesve të automjeteve lejen e drejtimit nga 1 deri në 5 muaj dhe masë administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj, si dhe zbritje nga 3 deri në 6 pikë nga leja e drejtimit.

Gjithashtu, u konstatuan dhe 11 raste me shpejtësi nga 119 km/h deri në 127 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 2.000 lekë deri në 4.000 lekë të rinj secili. Nga monitorimi me alkooltestues në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Gjithashtu janë pezulluar 9 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 15 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Lexo edhe :  Covid, çfarë vjeshte do të jetë dhe kur do të përfundojë pandemia sipas Matteo Bassetti

Policia e Shtetit apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi në rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin ka prezencë të lagështirës si pasojë e motit të keq. Policia vijon monitorimin me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore të kombinuara me Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparatë fotografikë.


Të fundit

Shoferët “fluturonin” me shpejtësi deri në 156 km/h, policia heq dhjetëra patenta

Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle në orët e mbrëmjes së kaluar në aksin Sauk-Teg, ku ka konstatuar 21 shoferë...

U kap “mat” duke trafikuar kanabis, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë shtetasi A. Z., 27...

Dëshmia e rrallë e vëllait të kreut të “bandës Xhevdet Mustafa”: Pas ’90-ës kur në Durrës u kthyen disa agjentë të Sigurimit nga Zelanda...

Nga Dashnor Kaloçi Publikohet historia e panjohur dhe e bujshme e të ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, ku bënin pjesë: Sabaudin Haznedari, Xhevdet Mustafa dhe Halit...

Italianët mbledhin firma për legalizimin e kanabisit, ja çfarë do të ndodhë nëse thirret referendumi

Italia do të vendosë nëse do të dekriminalizojë apo jo kanabisin në një referendum vitin e ardhshëm, pasi grupet e fushatës arritën të mbledhin...

Numër i vogël protestuesish para Kapitolit mes masash të rrepta të sigurisë

Nën hijen e një Kapitoli të fortifikuar, disa qindra demonstrues dolën të shtunën në një tubim për të mbështetur ata që akuzohen për sulmin...

Lajme të tjera

Web TV