Studimi amerikan: Moderna mbron më shumë dhe më gjatë se Pfizer

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një studim nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) sugjeron që vaksina Moderna jep mbrojtje më të mirë afatgjatë kundër shtrimit në spital sesa Pfizer.

Hulumtuesit e CDC kryen një analizë të gati 3,689 të rriturve të cilët u shtruan në spital me Covid të rëndë nga 11 marsi deri më 15 gusht 2021, një periudhë që i paraprin dhe përfshin dominimin e variantit Delta.

Në total, 12.9 përqind e tyre ishin vaksinuar plotësisht me vaksinën Moderna, 20 përqind u vaksinuan me Pfizer-BioNTech dhe 3.1 përqind u vaksinuan me Johnson & Johnson.

Gjatë gjithë periudhës, vaksina Moderna ishte 93 për qind efektive kundër shtrimit në spital, Pfizer ishte 88 për qind efektive dhe J&J ishte 68 për qind efektive.

Humbja e efikasitetit kundër shtrimit në spital për Pfizer ishte veçanërisht e theksuar: ajo ra nga 91 përqind që ishte dy javë pas vaksinimit në 77 për qind pas katër muajve.

Vaksina Moderna nga ana tjetër po në këtë periudhë ra nga 93 në 92 për qind. Studimi gjithashtu përfshiu një analizë të veçantë të niveleve të llojeve të ndryshme të antitrupave të provokuar nga vaksinat, të marra nga 100 vullnetarë.

Vaksina Moderna nxori nivele më të larta të antitrupave në krahasim me Pfizer dhe J&J për një pjesë kryesore të proteinës së virusit, të cilën virusi e përdor për të pushtuar qelizat.


Të fundit

Studimi amerikan: Moderna mbron më shumë dhe më gjatë se Pfizer

Një studim nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) sugjeron që vaksina Moderna jep mbrojtje më...

Internet me shpejtësinë e dritës / Google teston me sukses metodën e re të transmetimit

Shkencëtarët kanë testuar me sukses ofrimin e shërbimit të internetit përmes grimcave të dritës, duke cilësuar këtë si hap gjigant në drejtim të ofrimit...

Inaugurimi i TKOB/ Rama publikon pamje nga “Grand Gala”: Dita erdhi! Kushte dinjitoze për të qenë në lartësinë e zërave të njohur nëpër botë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar momente nga “Grand Gala” që shënoi inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit pas rikonstruksionit. Në një...

Dyert e universiteteve hapen…për vaksinim / Manastirliu: Si garanci për një vit akademik sa më të mirë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sse ekipe të vaksinimit janë të vendosura në të gjitha universitetet e vendit për të realizuar vaksnimin e...

Shqiptarët bënë luftën e Trojës… e lëvdohen grekët

Nga Llazar Siljani Si thamë së pari, Shqipëtarët kan hec to mbjellë fara te rea. Shumici i Shqipëtarëvet (Sanskritevet) ka hecë pas diellit, kapërcyeka pellgun...

Lajme të tjera

Web TV