Turistët harrojnë kullën e Eifelit, 27-vjeçari “dhuron” spektakël mbi litar (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Me siguri kjo ishte e vetmja herë që turistët nuk kanë parë kullën e Eifelit, por akrobatin i cili “dhuroi” spektakël, në një lartësi prej 70 metrash në Paris.

Zbathur dhe i fokusuar, pamjet nga shfaqja akrobatike e 27-vjeçarit Nathan Paulin të lënë pa frymë. Ai eci për rreth 30 minuta mbi litar, ndërsa ishte i lidhur me një litar siguri. Momenti më i veçantë, ishte ku akrobati i ri, u shtri mbi litar për të shijuar qiellin dhe arritjen e tij.

Duke folur për mikrofonin e BBC, i riu tha se pavarësisht se ishte një sfidë e vështirë, eksperienca ishte fantastike.

“Ishte fanstastike, por nuk ishte aspak e lehtë. Të qëndrosh i fokusuar me gjithçka qe ndodhet rreth teje është shumë e vështirë. Jam shumë i lumtur për arritjen time.”, tha ai.


Të fundit

Turistët harrojnë kullën e Eifelit, 27-vjeçari “dhuron” spektakël mbi litar (Video)

Me siguri kjo ishte e vetmja herë që turistët nuk kanë parë kullën e Eifelit, por akrobatin i cili...

Kaos në Francë/ Plas sherri në ndeshjet e Ligue 1 (Video)

Sërish skena të shëmtuara në Ligue 1 në derbin verior midis Lens dhe Lilë ndërsa tifozët vendas pushtuan fushën dhe shkuan pas lojtarëve të...

Ndërron jetë papritur ish-zyrtar i LSI dhe biznesmeni Ilir Dashi

Ish-zyrtari i LSI, Ilir Dashi është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, i cili prej më shumë se 1 viti jetonte në Afrikë...

Varësia ndaj ushqimit: Ja si ta trajtoni

Ashtu si veset e përmendura më parë, disa ushqime njejtë si alkoli apo duahni përmbajnë  substanca që mund të krijojnë varësi. Njeriu ka krijuar dhe zbuluar...

Ndjekësit e “kryqëzuan” për veshjen e saj në “Met Gala”, ja si përgjigjet aktorja

Aktorja e njohur Zoë Kravitz ka tërhequr vëmendjen e të gjithëe në “Met Gala 2021”, ku u shfaq në tapetin e kuq me një...

Lajme të tjera

Web TV