Bledi Çuçi: Do reformojmë policinë sipas modelit gjerman

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë në riorganizimin e Policisë Kriminale dhe reformimin që do të bëhet në tërësi në Policinë e Shtetit. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi priti në një takim ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë Peter Zingraf, i cili i dorëzoi raportin e Policisë Federale.

“Sot pata kënaqësinë që takimin e parë pas betimit si Ministër i Brendshëm në kabinetin e ri qeveritar ta kisha me ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë z.Peter Zingraf. Më dorëzoi zyrtarisht raportin e Qeverisë Federale për riorganizimin e Policisë Kriminale dhe reformimi që do të bëjmë në tërësi në Policinë e Shtetit. Sikundër e bëra me dije në Kuvend kur prezantova Programin për Sigurinë, do të fillojmë menjëherë punën me partnerët gjermanë për ta çuar përpara edhe këtë prioritet. Raporti që më dorëzoi ambasadori është një udhërrëfyes me vlerë tejet të rëndësishme”, shprehet Çuçi.

Asistencën e Policisë Federale ministri Çuçi e përmendi edhe në Kuvend teksa po mbahej seanca për votimin e qeverisë së re. Ai evidentoi gjithashtu 4 elementë që sipas tij do të jenë fokusi i këtij mandati të tretë në Programin për Sigurinë: Mbrojtja e territorit, forcimi i rendit dhe i sigurisë, ofrimi i shërbimeve sa më cilësore dhe thellimi i luftës kundër çdo forme të krimit të organizuar dhe fenomeneve të jashtëligjshme. Për kriminalitetin tha Çuçi, objektivi është që të ulet nën mesataren e vende të BE-së. Ndërkohë që në çdo kryqëzim rruge do të vendosen kamera sigurie.


Të fundit

Plagosën të riun në Qafë Kashar, shpallen në kërkim tre autorët

Policia ka zbardhur plagosjen e të riut në Qafë Kashar mesnatën e 17 shtatorit. Me armë zjarri u plagos...

Bledi Çuçi: Do reformojmë policinë sipas modelit gjerman

Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë në riorganizimin e Policisë Kriminale dhe reformimin që do të bëhet në tërësi në Policinë e Shtetit. Ministri i...

SHBA do të lejojë hyrjen e udhëtarëve të vaksinuar plotësisht nga BE dhe Mbretëria e Bashkuar

Çdo qytetar i BE dhe Mbretërisë së Bashkuar që ka kryer dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19 do të mund të hyjë lirisht në...

SHBA thirrje Prishtinës dhe Beogradit: Ulni menjëherë tensionet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të ulin tensionet menjëherë. Në një reagim në Twitter,...

Gjendet i pajetë një person në Tiranë, dyshohet se kishte vdekur prej ditësh

Një i moshuar është gjetur i vdekur në një banesë në Tiranë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se i moshuari dyshohet se kishte ndërruar jetë...

Lajme të tjera

Web TV