Berisha pas Tiranës, “kap” jugun, kërkon shkarkimin e Bashës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Pas Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë aksionin e radhës kundër Lulzim Bashës në qytetin e Fierit. Në turin e nisur po tenton të afrojë sa më shumë anëtarë të PD-së për të arritur në shkarkimin e kryetarit Basha.

Ish- kryeministri dhe ish- kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, pasi hapi “siparin” në Tiranë po e shtrin “Foltoren” në qarkun më të rëndësishëm, atë të Fierit. Lufta që Berisha i ka hapur Bashës nuk i dihet si do ta ketë fundi, por të dyja palët po grumbullojnë forcat për të “mbijetuar” në parti. Ditën e martë, datë 21 shtator, ora 18:00, Berisha do të jetë në Fier për të vijuar turin me demokratët për tu bërë bashkë dhe për të shkarkuar kreun aktual Lulzim Basha. Ai nuk po aspiron që të jetë vet në krye të Partisë Demokratike, por do të tentojë shkarkimin e kreut aktual demokrat dhe më pas të afrojë një figurë :pro Berishë” për të marrë drejtimin e partisë. Berisha pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me vendim të Bashës, hapi luftën duke i qëndruar “betejes së parë” në “shesh” me shumë pak mbështetës. Nga Partia Demokratike me votë në Kuvend, pjesë e grupit parlamentar të PD-së që kanë anuar nga Berisha janë Tritan Shehu, Flamur Noka, Edi Paloka, Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi, ndërsa nuk i janë afruar ata të gardës së vjetër. Dashnor sula i futur në politikë nga Sali Berisha nuk i është afruar, po ashtu Bujar Leskaj të cilët nuk kanë mbajtur një pozicion “pro apo kundër”. Megjithatë në ditët në vijim dhe në bazë të skemës së përdorur nga Berisha nuk dihet nëse do të shtohen apo do të pakësohen mbështetësit që kanë fuqi në bazë.

Lexo edhe :  Prej 5 ditësh i bllokuar në minierë, shuhen shpresat për shpëtimin e 60-vjeçarit

Mbledhjen e firmave

Ish kryeministri Sali Berisha zbuloi se lëvizja e tij do të konkludojë me një referendum brenda PD ku anëtarët të shprehen me votë për vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar. Por shumë shpejt hoqi dorë nga kjo edhe nga frika se do të arrinte apo jo të konkludonte në arritje të qëllimit. Ndaj ai ndryshoi skemë. Berisha propozoi një tjetër rrugë, për rrëzimin e vendimit për përjashtimin e tij dhe rrjedhimisht rrëzimin e Bashës. “Do mblidhen firmat e 1500 delegateve të Kuvendit, pas mbledhjes së firmave do thërrasim Kuvendin Kombëtar. Ne çdo gjë do e zgjidhim në mënyrën më demokratike, do i kërkojmë Kuvendit që për vendimin që mori të shprehet çdo anëtarë i PD me referendum në mbarë Shqipërinë”, tha Berisha. Ish-kryeministrin Berisha ka mbetur deputet i pavarur pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i PD nga vetë kryetari Basha, i kushtëzuar nga vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit që e shpallën Berishën “Non grata” bashkë me familjen e tij.

 

 


Të fundit

Berisha pas Tiranës, “kap” jugun, kërkon shkarkimin e Bashës

Pas Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë aksionin e radhës kundër Lulzim Bashës në qytetin e Fierit. Në...

Çfarë tregojnë përplasjet e ambasadorëve amerikanë me politikanët shqiptarë

Vera e re në fuçinë e vjetër 1990-2021 Çfarë tregojnë përplasjet e ambasadorëve amerikanë me politikanët shqiptarë Shpallja “non grata” e Sali Berishë nga SHBA nuk është...

Horoskopi ditor, 20 shtator 2021

Dashi Tregohuni sa më të dashur me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë që gjithçka do ju ecë mirë. Do ju...

Juventus harron të fitojë në Serie A, Rebiç shtang bardhezinjtë dhe i jep pikë Milanit

Juventusi nuk e ka shijuar ende fitoren e parë në Serinë A dhe në katër ndeshje renditet në vendin e 18-të me vetëm dy...

Lajme të tjera

Web TV