E rëndë në Greqi/ E njohu në rrjetet sociale, e reja përdhunohet për 12 ditë rresht nga bullgari

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin fqinj, Greqinë, pasi një vajzë e re është torturuar, është mbajtur peng dhe është përdhunuar për 12 ditë, në një apartament në Halkida.

Ishte viktima e kësaj historie, 26-vjeçarja me origjinë nga Lituania ajo që i tregoi policisë orët e tmerrit që ka përjetuar në apartamentin e 29-vjeçarit bullgar.

Dy të rinjtë, janë njohur përmes rrjeteve sociale derisa vendosën të krijojnë një mundësi për t’u takuar nga afër në tokën greke. 26-vjeçarja udhëtoi nga Lituania, për të arritur më datën 3 shtator në Greqi, në vendin ku do të takonte nga afër njeriun që “kishte njohur” në internet. Ajo nuk e dinte që momenti ku do të vinte për ta marrë në aeroport 29-vjexçari bullgar, do të ishte fillimi i një makthi me sy hapur, i cili do të zgjaste deri më 16 shtator.

Ajo përshkroi me detaje drithëruese për policinë ditët e saj në apartament e kyçur, disa ditë më parë, kur gjeti mundësinë t’i telefononte autoriteteve. Kjo ndodhi pikërisht atë ditë, pasi 29-vjeçari u largua nga shtëpia.

Menjëherë, policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa në kërkim ende është autori.


Të fundit

E rëndë në Greqi/ E njohu në rrjetet sociale, e reja përdhunohet për 12 ditë rresht nga bullgari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin fqinj, Greqinë, pasi një vajzë e re është torturuar, është mbajtur peng...

Shoferët “fluturonin” me 194 km/h, policia gjobit 3.456 drejtues (Video)

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për të ndëshkuar shoferët e parregullt. Vetëm gjatë fundjavës njoftohet se përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 35 drejtues...

Stilet e jetesës që parashikojnë ‘plakje të suksesshme’

Ekziston një bashkim faktorësh që kontribuojnë në jetëgjatësinë dhe kërkimet vazhdojnë të identifikojnë më të rëndësishmet. Hulumtimi në këtë fushë është jetik: ai paraqet...

Thellohet tragjedia nga shpërthimi i bombolës në Velipojë/ Pas mamasë dhe dy vajzave ndërron jetë edhe 12-vjeçari

Enriko Gjoka 12 vjeç, e vetmja dritë shprese e mbetur për familjen Gjoka, nuk ia ka dalë t'i mbijetojë plagëve të marra nga shpërthimi...

“Do të lehtësoj bashkëpunimin me opozitën”, Nikolla takon ambasadorin Soreca: Integrimi, në krye të agjendës së Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca. Ky i fundit i uroi Nikollës suksese në detyrën e lartë dhe shprehu...

Lajme të tjera

Web TV