Epidemioplogia amerikane në Shqipëri: Merrni vaksinën është e sigurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e një epidemiologeje dhe pedagogeje në SHBA Mesilla Perry, e cila aktualisht ndodhet në Tiranë dhe merret me koronavirusin. Në mesazhin e saj, epidemiologia amerikane iu tregon shqiptarëve si të përballojnë situatën me virusin e të mos infektohen, ose të shmangin shtrimin në spital.

Epidemiologia sugjeron që nuk duhet të heqim dorë nga maskat pasi ato na mbrojnë nga virusi. “Rastet e Covid që po ndodhin në Shqipëri tani, mund të parandalohen duke mbajtur maskën. Pra, kur jeni brenda vendosni një maskë, kur jeni në autobus vendosni një maskë, kur jeni jashtë në ajër të hapur dhe nuk është askush përreth jush nuk ka nevojë të mbani maskë. Dhe më në fund nëse nuk ndiheni mirë, qëndroni në shtëpi. Qëndroni në shtëpi, nëse dyshoni se mund të jeni ekspozuar ndaj dikujt me Covid mund të testoheni. Nëse rezultoni pozitiv, qëndroni në shtëpi, karantinohuni dhe parandaloni infektimin e të tjerëve”, ka shkruar ajo. Epidemiologia amerikane, e cila ka një lidhje të fortë me Shqipërinë apelon se duhet të vaksinohet popullsia. Sipas mjekes, e cila ka qenë pedagoge në universitetin e Harvardit për 13 vite, është shumë e rëndësishme të vaksinohemi, me secilën vaksinë, pasi të gjitha janë të sigurta, por edhe të mbajmë maskën në ambientet e mbyllura dhe në vendet ku ka shumë njerëz. “Duhet të vaksinoheni. Kur më pyesin se cila është vaksina më e mirë, vaksina më e mirë është e para në të cilën mund të keni qasje. Janë të miratuara, janë të vlerësuara me kujdes, janë të sigurta. Kam parë të dhëna të pavarura për të demonstruar se të gjitha vaksinat e disponueshme në Shqipëri janë të sigurta. Prandaj, merrni pak kohë për t’u vaksinuar vetë dhe gjithashtu familja juaj, për të mbrojtur të gjithë në familjen tuaj nga sëmundja. Nëse vaksinoheni keni 10 herë më pak mundësi të sëmureni nga Covid, 10 herë më pak mundësi për të shkuar në spital. E dyta është se ne duhet të vazhdojmë të mbajmë maska”, shkruan mjekja amerikane.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV