Ish-mbreti i Spanjës përballet me ligjin, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elemente të reja shfaqen rreth problemeve të mundshme ligjore të ish-mbretit të Spanjës, Juan Carlos, lidhur me taksat e papaguara.

Sipas gazetës “El País”, ish-monarku ishte informuar zyrtarisht nga prokurori i Gjykatës Supreme Spanjolle për hapjen e dosjeve mbi parregullsitë e pretenduara në autoritetet tatimore spanjolle për pasuritë e padeklaruara.

Kjo do të thotë që të paktën një nga dy pagesat e bëra midis fundit të 2020 dhe fillimit të vitit 2021 nga Juan Carlos te Thesari, respektivisht 678 000 euro dhe pothuajse 4,4 milionë euro, për të mënjanuar pasojat penale, nuk mund të konsiderohen të vlefshme.

Ligji parashikon që rimbursimet e taksave janë të vlefshme nëse ato kryhen spontanisht dhe vullnetarisht para se inspektorët tatimorë apo drejtësia të kenë lëvizur për të kontrolluar për ndonjë parregullsi.

Sipas burimeve të konsultuara nga “El País”, kompensimi i parë i taksave sigurisht ndodhi pasi mbreti dhe avokati i tij kishin marrë dy njoftime nga prokuroria.

 

E para ka të bëjë me origjinën e 100 milionë dollarëve dhuruar për Juan Carlos nga mbreti i ndjerë saudit, Abdallah bin Abdelaziz, ndërsa i dyti është në përdorimin e dyshuar të parregullt të fondet e një manjati meksikan.

Të fundit

Shi dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e martë vendi ynë do të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i ndikimit të periferisë së...

Horoskopi, 19 Mars 2024/ Çfarë kanë rezervuar yjet për ju?

Dashi Hëna iu bën veçanërisht të ndjeshëm, por zgjidhni t'u jepni hapësirë ??emocioneve pozitive dhe jo atyre negative. Nëse jeni beqarë nuk do mungojnë takimet,...

Shkurt dhe qartë, këngëtari i njohur konfirmon pjesëmarrjen te “Ferma Vip”

Moderatori Robert Berisha ka zbuluar ekskluzivisht për një emision televiziv se do të jetë pjesë e reality show-t më të ri që do të...

Ktheu në Apel çështjen e vulës së PD-së, Gjykata e Lartë zbardh vendimin e plotë

Gjykata e Lartë ka zbardhur të plotë vendimin për të rikthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit çështjen për vulën dhe logon e PD. VENDIMI I PLOTË Pasi...

Lajme të tjera

Web TV