Përdhunuan 4 muaj më parë 15-vjeçaren në Mirditë, prokuroria mbyll hetimet për 5 të akuzuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të 5 personave, të cilët u arrestuan në muajin maj të këtij viti për abuzim seksual me dhunë me një vajzë 15-vjeçare në Mirditë. Ndaj Artan Kaçorrit, Albert Mollës, Ermal Tarazhit, Nikë Lleshit dhe 17-vjeçarit me iniciale A.GJ të cilët vijojnë të jenë me masën e sigurisë “Arrest në burg” është ngritur akuza “Marrëdhënie seksuale me të ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” e kryer në bashkëpunim.

Gjatë hetimeve organi i akuzës ka provuar se 5 burrat kanë abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren, ndërsa vetë të akuzuarit e kanë mohuar në vazhdimësi. Seanca gjyqësore paraprake për kalimin e çështjes për gjykim është vendosur të zhvillohet brenda këtij muaji.

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe personi me iniciale A.Gj u arrestuan në muajin maj nga policia, pas denoncimit të një vajze 15-vjeçare e cila pretendonte se përmes shantazhit është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.

Personi i parë që ka abuzuar me të miturën është 32-vjeçari Artan Kaçorri. Ky i fundit kishte patur lidhje me vajzën dhe në muajin mars madje i kishte blere dhe një telefon për të komunikuar me të. Kaçorri i cili është i martuar kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilët më pas u ka shpërndarë dhe 4 personave të tjerë mes të cilëve dhe nipit të tij 17-vjeçarit me iniciale A.GJ. Përmes video dhe fotove 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryejë marrëdhënie seksuale me to në mënyre të përsëritur.

Lexo edhe :  A është shenjë diabeti nëse ju flihet gjumë direkt pas ngrënies?

Pas disa kohesh shqetësimin e vajzës kishin arritur ta kuptojnë edhe familjaret e saj, ndërsa përballë kërcënimeve të vazhdueshme edhe e mitura më në fund kishte vendosur të rrëfejë atë çfarë i kishte ndodhur.

Kjo ngjarje e cila ndodhi në fshatin Tarazh të Mirditës tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të Shqipërisë.

Të fundit

‘Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo’/ Avokati për Ilir Metën: I sëmurë psiqik…

Avokati Idajet Beqiri tha në Studio Live se Ilir Meta mori floririn e Kërrabës dhe tashmë ka blerë një...

Gruaja përballet me burg pasi tha se ‘salca e domateve është tepër e ëmbël’ (FOTOT)

Një vajzë përballet me deri në shtatë vite burg pasi dha një vlerësim kritik online ndaj një produkti ushqimor në Nigeri. 39 vjeçarja Chioma Okoli,...

Çfarë po ndodh? Dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të Mitsotakis japin dorëheqjen

Ky zhvillim vjen në një moment kur në parlament debatohet rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë që kanë dorëzuar 4 parti opozitare me nismën...

“Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën”, Haklaj: SPAK do t’i shkojë deri në fund

Ish-deputeti Azgan Haklaj deklaroi në 'Studio Live' se pronari i spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu është ortak me Shkëlzen Berishën. Sipas tij, Rithemelimi nuk kërkoi komision...

Njëra është aseksuale dhe tjetra e dashuruar, motrat siameze rrëfejnë marrëdhënien e tyre

Motrat binjake 22-vjeçare të bashkuara, të cilat janë të ngjitura në bust dhe ndajnë një sistem riprodhues, kanë zbuluar se si ia dalin mbanë...

Lajme të tjera

Web TV