Plagosën të riun në Qafë Kashar, shpallen në kërkim tre autorët

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia ka zbardhur plagosjen e të riut në Qafë Kashar mesnatën e 17 shtatorit. Me armë zjarri u plagos 21-vjeçari R.S, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 17.09.2021, rreth orës 00:05, në Qafë Kashar, bazuar në provat e grumbulluara, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit: Luan Lame, 23 vjeç, Blerim Allmeta, 27 vjeç dhe Adriatik Cena, 26 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se si pasojë e konfliktit, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës nga njëri prej shtetasve të lartpërmendur është plagosur me armë zjarri shtetasi R. S., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga përdorimi i armës së zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./MCN.tv


Të fundit

Kursente kafet, veshjet dhe kondicionerin/ Milioneri koprrac vendos “të lëshojë” dorën

Graham Stephan është në rrugën e duhur për të fituar më shumë se 6 milion dollarë këtë vit, dhe...

Shtëpia ku u vra Caroline jepet me qira, flet arabi: S’më zë gjumi natën

Disa ditë më parë është bërë i ditur se shtëpia në të cilën jetonte 20-vjeçarja Caroline, që u vra nga i shoqi, i është...

Plagosën të riun në Qafë Kashar, shpallen në kërkim tre autorët

Policia ka zbardhur plagosjen e të riut në Qafë Kashar mesnatën e 17 shtatorit. Me armë zjarri u plagos 21-vjeçari R.S, i cili ndodhet...

Bledi Çuçi: Do reformojmë policinë sipas modelit gjerman

Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë në riorganizimin e Policisë Kriminale dhe reformimin që do të bëhet në tërësi në Policinë e Shtetit. Ministri i...

SHBA do të lejojë hyrjen e udhëtarëve të vaksinuar plotësisht nga BE dhe Mbretëria e Bashkuar

Çdo qytetar i BE dhe Mbretërisë së Bashkuar që ka kryer dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19 do të mund të hyjë lirisht në...

Lajme të tjera

Web TV