Thellohet tragjedia nga shpërthimi i bombolës në Velipojë/ Pas mamasë dhe dy vajzave ndërron jetë edhe 12-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enriko Gjoka 12 vjeç, e vetmja dritë shprese e mbetur për familjen Gjoka, nuk ia ka dalë t’i mbijetojë plagëve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë. I mituri ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali, 4 ditë pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Alketa Gjoka.

Enriko së bashku me dy motrat, Klarisën, Danielën dhe nënën e tij u dërguan në Itali për kurim, por fatkeqësisht, asnjëri prej tyre nuk u kthye më gjallë në Shqipëri, duke i lënë një plagë të thellë kryefamiljarit Arbenit, i cili prej vitesh jetonte në emigracion.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 4 korrikut në hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, ku mbetën të plagosur Klarisa Gjika 15 vjeç, Danjela Gjoka 19 vjeç, Enriko Gjoka  12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç, por fatkeqësisht  nuk mundën të mbijetonin.

Për ngjarjen policia arrestoi Petrit Mollajn, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë. Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin.

 


Të fundit

Nedim Bajrami prezantohet tek Sassuolo, trajneri gati të ndryshojë skemën për të

Nedim Bajrami është futbollisti më i ri i Sassuolo. Mesfushori shqiptar është transferuar orët e fundit të merkatos së...

Kontrolle të shumta, FBI “zbarkon” në shtëpinë e Presidentit Biden

FBI ka nisur kontrollet në shtëpinë e Presidentit Joe Biden në Delaware si pjesë e një hetimi për dokumente të klasifikuara. Lajmin e konfirmoi avokati...

Nuk kishin para për t’i blerë biletën, çifti braktis foshnjën në aeroport

Çfarë bëni kur nuk keni para për një biletë avioni për fëmijën tuaj? Me siguri nuk e lini në aeroport. Sipas Daily Mail,  një çift...

Stuhia e dëborës godet SHBA, anulohen 1400 fluturime

Më shumë se 1,400 fluturime u anuluan ditën e sotme në SHBA pasi një stuhi dëbore goditi shtetet nga Teksasi në Virxhinia Perëndimore. Gjithsej 1,467...

Pamje të frikshme/ Orteku i borës merr para skiatorët, viktima dhe të plagosur

Dy skiatorë kanë vdekur dhe 19 tjerë për pak minuta kanë ngecur të ngujuar nën dëborë, pasi një ortek goditi resortin e njohur në...

Lajme të tjera

Web TV