Ahmetaj prezantohet si i deleguari politik i PS për qarkun e Vlorës: PS nuk ka konflikte ka debate, konfliktet përjashtojnë ata që i iniciojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë mesazhin e tij të parë pasi është prezantuar sot si i deleguari politik i PS për qarkun e Vlorës.

I pyetur për përplasjet që kanë vijuar mes kryebashkiakut Dritan Leli dhe kryeministrit Edi Rama që nga zgjedhjet e 25 prillit, Ahmetaj tha se në PS nuk ka konflikte por debate. Megjithatë ai nënvizoi se konfliktet përjashtojnë ata që i iniciojnë dhe ky u duk si një mesazh i qartë për Lelin.
“PS nuk ka konflikte ka debate. Konfliktet përjashtojnë le të themi ata që i iniciojnë. Politika jonë, politika e PS dhe e kryeministrit nuk ka ndryshuar në raport me bashkinë e Vlorës dhe nuk do të ndryshojë. Kemi rrugë për të bërë së bashku. Të gjitha pyetjet që bëtë do marrin përgjigjie në vazhdim. Nuk do ketë surpriza. Investimet e vlores do vazhdojnë të jenë në atë rrugë”, tha Ahmetaj.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Sekretari i ri i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deputete të tjerë të qarkut të Vlorës dhe kryetarët e bashkive, por është vënë re mungesa e kryebashkiakut Leli.

Të fundit

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Java e pashkës katolike/ Besimtarët përgatisin vezët e kuqe

Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të...

Himara me dy kryetarë në burg, prefekti Tavo: Ja si do të zgjidhet drejtuesi i Bashkisë

Me dy kryetarë bashkie në burg, Himara ka mbetur përkohësisht pa një drejtues. Një situatë e paprecedentë ku kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 14...

Lajme të tjera

Web TV