“Fitoni sevapë nëse kryeni marrëdhënie me gruan”/ Milaim Zeka: Këto njerëz do të dënohen me ferr

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Imami nga Prishtina, Fadil Musliu, ka këshilluar burrat që të kryejnë më shpesh marrëdhënie seksuale me gratë e tyre.

“Jepni dashuri pa kufi grave të juaja sepse është obligim dhe sa herë që bëni marrëdhënie seksuale ju fitoni shumë sevapë”, tha ai në emisionin “Kosovë show”.

Ndërsa shtoi se çiftet në Kosovë kanë edhe kriza të shumta dhe u lut që të jenë më të vendosur në martesat e tyre.

Pikërisht kjo deklaratë e imamit nga Prishtina, u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. Në një lidhje “Skype” ishte gazetari Milaim Zeka, i cili ishte totalisht kundër kësaj deklarate të Fadil Musliut.

“Edhe ky personi i intervistuar nga miku im, flet për femrat sikur të jetë ndonjë bakall i prishur. Me nënçmimin më të madh, jo nëna, jo baba, ja dorëzon. Kujt do ja dorëzoj vajzën time? Vajza ime dorëzohet vetë. Nuk kam fjalë në gjuhën shqip apo të ndonjë gjuhe tjetër ta shpjegoj mënyrën banale që flitet për gjininë femërore”, tha Zeka.

Ky i fundit shtoi se nëse ka ferr apo parajsë, imami do të shkojë në ferr.

“Nëse diku ka ferr apo parajsë janë pikërisht këto njerëz që shajnë nënë, vajzën e vet që do të dënohen me ferr. Unë nuk besoj, por ata besojnë se ka ferr e parajsë. Unë Kam 5 motra dhe nënën, falë nënës jam këtu. Unë kam vajza. Falë gjinisë femërore ekziston bota”, tha gazetari i njohur.

Të fundit

“Kemi edhe momente që gabojmë”, Graciano flet për krisjen e marrëdhënies me Argjirën

Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e...

Pse nuk duan të punojnë të rinjtë?/Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të lartë

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës...

Krisje mes çiftit/Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash”nga halli që i ka zënë

Juristi kreshnik Spahiu e ka quajtur “teatër” konfliktin politik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas tij, ata janë duke aktruar një “film luftash”...

Kryemadhi përplaset me Metën: Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi

Deputetja e Partisë së Lirisë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së PL-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur Ilir Metës në lidhje me...

E diela dita më e ftohtë e javës, ja sa do të shënojë termometri

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim...

Lajme të tjera

Web TV