“Foltorja”/ Berisha “ultimatum” Bashës: Je i pabesë, shko nga ke ardhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin “Foltorja” të mbajtur në Fier, akuzoi kreun democrat Lulzim Bashën për bashkëpunim me Ramën, madje edhe i marrë “peng” prej tij për të shkatërruar Partinë Demokratike. Me tone mjaft të ashpra ai i kërkoi Bashës që të lerë mandatin e deputetit dhe të largohet andej nga ka ardhur. Gjithashtu Berisha replikoi në distancë edhe me ambasadoren amerikane Yuri Kim, duke u shprehur se Departamenti Amerikan i Shtetit ka dosje, por sipas tij janë shpifje.

Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin që mbajti dje në qytetin e Fierit shtoi kritikat ndaj Bashës duke e kondideruar si “të marrë peng”. Ai i “sugjeroi” në formë ultimatum që Basha të shkojë andej nga ka ardhur, duke i kujtuar Holandën. Gjithashtu Berisha replikoi në distancë edhe me ambasadoren amerikane, duke i kujtuar se dosjet që kanë për të janë shpifje, të nxitura nga OJF të ndryshme të mbështetura nga Geoge Soros dhe nga Rama. Mes qindra mbështetësve Berisha u pritur në Fier nga kryetari i PD-së si dhe nga deputeti i zonës.

Me thirrjet Rama Ik por edhe me fyerje ndaj Bashës shumë të pranishëm kërkuan rikthimin e Berishës në krye të PD-së. Duket se takimet me demokratë dhe shtizmi i zërave pro tij e kanë nxitur ish-kryeministrin që të replikojë në distancë edhe me abasadoren amerikane Yuri Kim. Berisha thotë se Sekretari Amerikan i Shtetit ka një dosje në ngarkim të liderit historik të PD-së, por janë shpifje të bazuara në raporte nga mediat pranë qeverisë.

Ai thotë se pavarësisht “presionit” amerikan, nuk do ta dorëzojë mandatin e deputetit pasi sipas tij, ajo i takon qytetarëve shqiptarë. “Zonja ambasadore, i ke thënë Lulzim Bashës që Berisha e di që kemi dosje por që nuk i beson. Nga e di ti që ka dosje Departamenti i Shtetit. Nga e di që Sekretari i Shtetit ka marrë vendim bazuar në raporte të mediave, të qeverisë së Edi Ramës. Unë nuk kam thënë kurrë që nuk janë dosjet, por janë shpifje dhe vetëm shpifje”, tha Berisha. Në ligjërimin politik i ka dhënë “kohë të barabartë” akuzave ndaj Ramës dhe Bashës, duke mos i ndarë, por cilësuar të dy si shkaktarë të një marrëveshje okulte që lidhet fillimisht mëe përjashtimin e tij nga radhët e grupit parlamentar të PD-së dhe më pas shkatërrimin e opozitës.

Bashës i kujton Holandën…

Për Berishën Lulzim Basha është i “marrë peng” për të ndjekur politikat e Ramës dhe Sorosit dhe për dëmin që i ka shkaktuar opozitës i ka “sugjeruar” largimin. “Lul Basha, ‘Peng Basha’ do të jetë mirë të shkojë andej nga erdhi. Nuk ja ka bërë askush partisë atë që ja ka bërë ai. Ndoshta mund të kishte akumuluar ndaj meje. Atë pengesën që unë nuk duhet të përzihem nga Partia Demokratike, e kishe. Për t’ia thënë atij, ia thoja të gjitha. I thoja dhe për ju, por nuk ma merrte mendja që do të ishte kaq amoral dhe i pabesë”, tha Berisha. ai e ka akuzuar se nuk po mbledh forumet e partisë për përjashtimin e tij, pasi e di që është i humbur. “Çfarë do thoshte nëse do mblidhte forumin, nuk fitonte, jep dorëheqjen pra. Kur të kanë peng nuk të lejojnë të japësh dorëheqjen. Njeriu i lirë është i lirë në vendimet e tij, gabimet dhe korigjimet e tij.

Lexo edhe :  Kritika për të dashurën e Jeff Bezos: Veshje e papërshtatshme për në Shtëpinë e Bardhë

Ai uroj që të dorëzojë dhe mandatin dhe të shkojë nga erdhi”, tha Berisha. Në ligjërimin politik para simpatizantëve që nuk kishin pyetje për të por vetëm “mbështetje”, Berisha preku edhe deputetët e PD-së, duke u kërkuar që të shprehin hapur mendimet e tyre. “Grupi parlamentar është një institucion themelor i PD-së. Shprehni mendimet, por asnjë lloj bashkëpunimi më të diktuar nga Lul Basha me Edi Ramën të mos pranoni sepse ne jemi në proces t’i mbarojmë proceset tona, t’ju pyesim ju dhe të shprehni ju vendimet e juaja dhe pastaj të ecim”, theksoi Berisha. Berisha përsëriti edhe një herë ndjesën ndaj demokratëve për faktin që ka mbështetur Bashën.

“Unë do të kërkoj falje sepse qindra mijëra prej jush keni mbështetur Bashën nga mbështetja që i ka dhënë Sali Berisha. Kjo është e vërtetë e pamohueshme. Por, ka dhe një të vërtetë tjetër: çdo gjë që keni menduar ju për të, Lul Bashës ia kam thënë pa nxjerrë kurrë autorin. Ia kam thënë në 2017 që të jepte dorëheqjen. I kam thënë që me ato që kishte bërë, nuk ngrihej më”, theksoi Berisha. Ai tha se Basha është treguar i pabesë me vendimin e përjashtimit, ndërsa theksoi se dëmtimin që i ka bërë ai partisë nuk e ka bërë askush.

Rama merr “peng” PD-në

Gjatë fjalës së tij Sali Berisha, ashtu siç ka akuzuar edhe më herët, beson se mes Bashës dhe Ramës ka pasur një bashkëpunim. Ai thotë se Rama mori peng kreun e opozitës për t’i futur thikë pas shpine PD me dorën e vetëm Bashës. “Në 30 vite këto janë ditët më të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët. Jo vetëm për faktin se ne sot kemi një regjim të keq, por për faktin se sot duke marrë peng kreun e opozitës, Edi Rama i futi thikë pas shpine PD me dorën e pengut të tij Lulzim Basha. Sot kemi nis këtë debat me ju, por ky debat ju ftoj të zhvillohet një debat midis njerëzve që u besojnë vlerave, që marrin përgjegjësi. Janë të revoltuar nga akti i pabesë i Lulzim Bashës. Të mos pranojmë asnjë ndarje midis nesh, të Bashës dhe Berishës. Ju jeni njerëzit e vlerave dhe të lirisë. Ata që nuk e duan Sali Berishën ju them vetëm një fjalë, më shumë se gjithë ju Bashën e ka mbështetur vetëm Berisha”, tha ai.

Minishengeni

Ish- kryeministri foli edhe për Minishengenin duke nënvizuar se është për të favorizuar Serbinë në Ballkan. “Minishengeni ishte rivendosja e hegjemonisë serbe në rajon. Por, kësaj here, kroatët dhe sllovenët nuk kthehen, por do të futen shqiptarët, pasi kështu do Edi Rama. Ne nuk jemi kundër bashkëpunimit, por a mundet që ne të pranojmë bashkëpunimin që rrethon Kosovën me armiqësi dhe e bën Shqipërinë një shtet vasal? Fermerët e mbarë Shqipërisë do të detyrohen të punojnë si argatë në fermat e Serbisë. Këtë nuk e pranojmë kurrë, ndaj e kundërshtuam. George Soros e pa që në këtë çështje ka kundërshtar të pathyeshëm”, tha Berisha.

 

Të fundit

16 prill 1521/ Martin Luter nuk pendohet, mban fjalim në kuvendin e Vormit

Më 16 prill të vitit 1521, Martin Luter arrin në kuvendin e Vormit, ku klerikët shpresonin që ai të...

Një vaksinë orale mbron nga infeksionet e përsëritura të urinës për vite me radhë

Një spray që duhet aplikuar nën gjuhë redukton shfaqjen e infeksioneve urinare dhe mund të zvogëlojë përdorimin e antibiotikëve, të cilët nuk janë gjithmonë...

Të gjakosur/ Artistët ukrainas shkatërrojnë stereotipet e portreteve të refugjatëve

Për hyrjen e Ukrainës në Bienalen e Venecias të këtij viti, dy artistë u kërkuan refugjatëve t'i ndihmonin ata të krijonin një portret 'të...

Unë besoj në një Izrael tjetër –që nuk është përcaktuar nga Netanyahu e miqtë e tij

Izraeli që takoj çdo ditë përbëhet nga njerëz që duan të krijojnë një rrugë drejt paqes dhe sigurisë për të gjithë Naama Lazimi Unë po e...

Për një vit të plotë, trupat janë grumbulluar në Sudan- dhe ende bota shikon larg

Në vendin e lindjes sime, ky konflikt i fundit është dy tragjedi të mbivendosura. Njerëzit e saj janë të fortë, por askush nga ne...

Lajme të tjera

Web TV