Gjermani/ Nuk ka rrogë gjatë karantinës për të pavaksinuarit

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Nga 1 nëntori, në Gjermani do futet në fuqi masa e re që është marrë si një mënyrë për të ‘ndëshkuar’ qytetarët që nuk vaksinohen kundër koronavirusit. Personat që infektohen me COVID-19, por janë të pavaksinuar, nuk do të marrin pagën gjatë karantinës.

Ky vendim do të prek edhe ata që kthehen nga udhëtimet nga vendet e konsideruara me “rrezik të lartë”, ku Gjermania konsideron Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë dhe pjesë të Francës.

Kritikët kanë thënë se kjo masë do ishte e barabartë me bërjen e vaksinimit të detyrueshëm, pasi shumë punëtorë nuk mund të përballojnë të qëndrojnë në shtëpi pa pagesë.

Pagat për të gjithë qytetarët që duhet të karantinohen dhe nuk mund të punojnë për shkak të infektimit me COVID, deri tani, është paguar nga shteti.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn mbrojti vendimin e ri duke thënë: “Pse të tjerët duhet të paguajnë për faktin që dikush ka vendosur të mos vaksinohet?” Ai theksoi se është ende e drejta e çdo qytetari të zgjedhë të mos vaksinohet. Partia e tij e qendrës së djathtë Demokristiane (CDU) ka kundërshtuar me vendosmëri vaksinimet e detyrueshme në të gjithë bordin.

“Nuk bëhet fjalë për presion, është për drejtësi,” tha ai në një intervistë përpara takimit me ministrat e shëndetësisë.

Plani mund të kthehet në ‘zjarr’

Por Karl Lauterbach, anëtar i parlamentit dhe ekspert shëndetësor me socialdemokratët e qendrës së majtë, paralajmëroi se një plan që nuk kompenson njerëzit që duhet të karantinohen, do të thotë se ata kanë më pak gjasa të hyjnë në karantinë. Ai i tha  gazetës “Rheinische Post” se nuk është normale që që dikush me të ardhura të ulëta të paguajë për tamponin dhe më pas të karantinohet dhe të humbasë të ardhurat pa asnjë shpërblim.

Lexo edhe :  Buzëqesh Barcelona, Lewandowski i jep lamtumirën Bayernit! E konfirmon drejtori sportiv

Sigurisht që ka përjashtime nga vendimi, theksoi ministri bavarez i Shëndetësisë, Klaus Holetschek pas takimit.

“Kushdo që nuk mund të vaksinohet për arsye mjekësore, i lejohet një certifikatë mjekësore për ta vërtetuar këtë. Përveç kësaj, kompensimi do të jetë në dispozicion për qytetarët për të cilët ende nuk është dhënë rekomandimi i vaksinimit”, tha ai.

Nuk ka më testime falas

Më 11 tetor testet falas të shpejta të koronavirusit për çdo qytetar nuk do të jenë më në dispozicion në Gjermani. Vetëm ata që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore do të kenë qasje në teste falas. Të gjithë të tjerët që nuk kanë simptoma do të duhet të paguajnë për to.

Njerëzit e pavaksinuar, duhet të paguajnë tampon për të hyrë në shumë ambiente të brendshme që kërkojnë test negativ, për shembull, restorante, teatro dhe disa vende pune. Deri më tani, ata që janë të pavaksinuar kanë qenë në gjendje t’i frekuentojnë këto ambiente të brendshme në të njëjtën mënyrë si të vaksinuarit, pasi testet kanë qenë falas.

Pothuajse 56 milionë gjermanë kanë marrë një dozë të vaksinës, mbi 67% e popullsisë, ndërsa 52.5 milionë, 63%, janë të vaksinuar plotësisht. Nga fillimi i verës, qeveria ka vënë në dipsozicion vaksinat për të gjithë qytetarët mbi 12 vjeç.


Të fundit

Berisha krahason veten me Steve Jobs: Ai ndryshoi botën, unë do ndryshoj Shqipërinë

Sali Berisha ka bërë një krahasim të çuditshëm gjatë takimit me mbështetësit e tij në Durrës. Ai e krahasoi...

Misionari amerikan në 1922: Shqipëria është çelësi i Ballkanit

Nga Ilir Ikonomi Në vitin 1922, kur në qeverinë e SHBA diskutohej për njohjen e Shqipërisë, ka patur një njeri të rrallë i cili lobonte...

Kur dhe pse lindi NATO?

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut: NATO, lindi më 4 prill 1949: kjo është dita në të cilën në Uashington (Shtetet e Bashkuara)...

Negociatat për presidentin, Alibeaj: Transparenca ilaçi kundër pazareve

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se për çështjen e presidentit, transparenca është ilaçi kundër pazareve. Ai gjatë fjalës së tij...

Negociatat për presidentin e ri/ Balla: PS seriozitet dhe gatishmëri për konsensus

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla në një komunikim për media, tha se është vendosur që ditën e nesërme do të jetë prezente...

Lajme të tjera

Web TV