Mbledhja e dytë e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet: Nga fondi për Rindërtimin tek marrëveshja me qeverinë gjermane

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë me dije vendimet kryesore që janë marrë në mbledhjen e dytë të Këshillit të Ministrave.

Ahmetaj: Kjo është mbledhja e dytë e qeverisë dhe do të doja të ndaja me ju vendimet kryesore duke filluar me vendimet për programin e rindërtimit. Siç e dini, rindërtimi vijon me intensitet. Sot i kaluam me VKM fondit shqiptar rreth 30 mln dollar për të vijuar punën në terren që të plotësojmë atë angazhim që kemi marrë për të mbaruar punët në shtator 2022.

Një vendim tjetër po në kuadër të rindërtimit, pra në lagjen 4 dhe 8 të kryeqytetit ku i hapet rruga punimeve me shpejtësi nëpërmjet shpronësimit me këmbim. Kjo do bëjë të mundur vazhdimin e punës me 2 dhe 3 turne dhe shërbimin ndaj qytetarëve që do të shpronësohen sipërfaqet sipas ligjit qoftë për truall, qoftë për banesa.

Në të njëjtën kohë, dua të ndaj me qytetarët dhe studentët që kaluam 3 marrëveshje të rëndësishme me qeverinë gjermane brenda paktit të universitetit një shumë prej 20 mln euro hua dhe 5.8 mln euro grant që do të shkojnë në rikonstruksion me eficencë energjie të godinave, studentëve, universiteteve publike. Kemi filluar punën që para disa vitesh. Pakti i universitetit vijon me intensitet të gjitha angazhimet e kryeministrit dhe qeveria.


Të fundit

Mbledhja e dytë e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet: Nga fondi për Rindërtimin tek marrëveshja me qeverinë gjermane

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë me dije vendimet kryesore që janë marrë në mbledhjen e dytë të Këshillit të...

Kontrolle në akset kryesore të Shqipërisë, arrestohen 9 shoferë, ndëshkohen 1339 të tjerë

Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në akset kryesore të vendit, kryesisht në Elbasan-Peqin dhe Rinas-Thumanë. Në total janë arrestuar 9 drejtues mjetesh si dhe...

OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është një prej...

Tragjike në Elbasan, fëmija 6 vjeç bie nga ballkoni dhe humb jetën

Një fëmijë ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni në Elbasan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori...

“Mos fol për nënën time”/ Sherr gjatë konferencës për shtyp, boksierët përleshen me njëri-tjetrin (Video)

Dueli i 6 nëntorit mes boksierit meksikan Saul Canelo Alvarez dhe amerikanit Caleb Plant ka nisur më herët. Gjatë konferencës për shtyp që dy...

Lajme të tjera

Web TV