Mesopotam, Sarandë-Kisha e Manastirit të Shën Kollit/ Hipoteza: Kisha u përdor për mesha katolike dhe ortodokse

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kisha e Manastirit të Shën Kollit (Mesopotam) është një monument i trashëgimisë kulturore në Mesopotam, rrethi i Delvinës. Ky monument është i llojit “Arkitekture”, i miratuar me numër “Nr.586. Datë . 17.03.1948 & Nr.4874. Datë.23.09.1971”.

Manastiri duhet të jetë ndërtuar në 1224. Absida e dyfishtë e bën unike në zhanrin e saj, dhe disa kërkues kanë hipotezuar që ky manastir të ketë qenë përdorur për mesha si katolike ashtu dhe ortodokse.

Manastiri i Mesopotamit është një manastir i fortifikuar, i vendosur në anën jugore të një kodre të ulët dhe të gjatë, që shtrihet nga veriu në jug, në mes të dy shtretërve të lumit Bistricë.

Përmendja më e vjetër e tij është në shek. XI. Kisha e Shën Kollit paraqet një zgjidhje unikale për arkitekturën bizantine. Ajo përbëhet nga një vëllim i vetëm, ku lidhen lirshëm naosi i mbuluar me katër kupola e një kolonë në mes dhe mjedisi i altarit me dy absida.

Muret e kishës përbëhen, në anën e jashtmem nga tri breza të dallueshëm qartë nga njëri tjetri. Brezi i poshtëm është i ndërtuar prej gurësh të mëdhenj gëlqerorë, të skuadruar pastër vetëm në faqen e jashtme. Brezi i sipërm paraqitet me teknikën e klausonazhit, me tulla të holla. Në murin verior dhe atë jugor korniza është horizontale, ndërsa në atë lindor dhe perëndimor ndjek frontonet e çative dyujëse.

Brezi i ndërmjetëm, pa ndonjë rregullsi në dukje, është i ndërtuar me tulla e me gur smërçi, që përbëjnë thembrën e qemerit të mbulesës së dikurshme të qemerit të portikut. Muri juglindor, ndryshe nga të tjerët, është rindërtuar pas rrëzimit të mjedisit të vjetër të altarit në vitin 1793.

Një tjetër rindërtim është ai i vitit 1845, në pjesën që i takon naosit, në një pjesë të murit verior. Në vitin 1793 është ndërtuar pilastri në qendër, pilastra në arkadë, pilastrat përforcuese në murin jugor, harqet mbajtës mbi to dhe tërësisht mjedisi i altarit.


Të fundit

Mesopotam, Sarandë-Kisha e Manastirit të Shën Kollit/ Hipoteza: Kisha u përdor për mesha katolike dhe ortodokse

Kisha e Manastirit të Shën Kollit (Mesopotam) është një monument i trashëgimisë kulturore në Mesopotam, rrethi i Delvinës. Ky...

Nuk pranoi dot ndarjen, shqiptari i publikon videon intime të miturës në Greqi

Një vajzë e mitur nga Volos në Greqi ka përjetuar makth me sy hapur, pasi i dashuri i saj 25-vjeçari me origjinë shqiptare pas...

Emi Uajnhauz, këngëtarja e bardhë me zërin e zi

Ikona e muzikës botërore u nda nga jeta ende pa i mbushur 28 vjeç Vokal i thellë, pak bluz e xhaz. Dhe ajo, që e...

Historia e një fotoje shkrepur në vitin 1941/ “Çifuti i fundit në Vinnitsa”, si u masakruan hebrejtë e Ukrainës nga ekzekutorët SS

Anëtarët e “Reicharbeitsdienst” apo thënë shqip Shërbimi i Punës i Rajhut, si dhe disa SS shikojnë ndërsa një burrë SS qëllon një hebre në...

Targat mbajnë të bllokuar veriun

Janë bërë dy ditë qëkur dy rrugë nacionale, që lidhin Kosovën dhe Serbinë mbeten të bllokuara nga serbë lokalë, që po kundërshtojnë masën e...

Lajme të tjera

Web TV