“Mos fol për nënën time”/ Sherr gjatë konferencës për shtyp, boksierët përleshen me njëri-tjetrin (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Dueli i 6 nëntorit mes boksierit meksikan Saul Canelo Alvarez dhe amerikanit Caleb Plant ka nisur më herët. Gjatë konferencës për shtyp që dy boksierët kampionë bote në peshën e mesme kanë zhvilluar në Amerikë, ka nisur një sherr mes tyre, duke shtyrë e grushtuar njëri-tjetrin.

Gjatë kohës që ishin “ballë për ballë”, dy boksierët po flisnin mes tyre dhe në një moment është Canelo Alvarez që shtyn Plant. Ky i fundit reagon duke e grushtuar rivalin dhe po të njëjtën gjë bën edhe meksikani. Menjëherë kanë ndërhyrë stafet përkatëse dhe forcat e sigurisë për të ndalur dy boksierët.

Sipas Canelo Alvarez 56 fitore, 1 humbje e 2 barazime, ka qenë Plant (21 fitore, 0 humbje) ai që e ka provokuar, duke e fyer nga familja. “Mos fol për nënën time”, ka qenë komenti i meksikanit. Ky incident ka bërë që situata të jetë e tensionuar dhe sfida mes tyre, për unifikimin e titujve kampionë, të jetë e fortë.

 


Të fundit

“Mos fol për nënën time”/ Sherr gjatë konferencës për shtyp, boksierët përleshen me njëri-tjetrin (Video)

Dueli i 6 nëntorit mes boksierit meksikan Saul Canelo Alvarez dhe amerikanit Caleb Plant ka nisur më herët. Gjatë...

Tragjedi/ Rrëzohet një avion në Rusi, vdesin të gjithë anëtarët e bordit

Një avion transporti “Antonov An-26” u përplas pranë qytetit lindor të Kabarovskit në Rusi duke vrarë të gjithë anëtarët e bordit. Interfax bën me...

Vaksinimi i detyrueshëm në Australi/ Policia qëllon me plumba gome protestuesit që e kundërshtojnë

Zemërimi i qytetarëve të Melbourne në Australi kundër masave shtrënguese ndaj pandemisë së koronavirusit duket se po arrin në nivelet më të larta. Të lodhur...

Armë dhe drogë, policia arreston 44-vjeçarin në Belsh

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 44-vjeçar nga fshati Dëshiran i Bashkisë Belsh, të cilit iu kapën armë zjarri dhe lëndë narkotike. Burime zyrtare...

“Fitoni sevapë nëse kryeni marrëdhënie me gruan”/ Milaim Zeka: Këto njerëz do të dënohen me ferr

Imami nga Prishtina, Fadil Musliu, ka këshilluar burrat që të kryejnë më shpesh marrëdhënie seksuale me gratë e tyre. “Jepni dashuri pa kufi grave të...

Lajme të tjera

Web TV