Një ekip studiuesish zbret për herë të parë në “Pusin e Ferrit” (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekip që studion shpellat nga Omani ka bërë atë që besohet të jetë zbritja e parë në të ashtuquajturin “Pusi i Ferrit”, një vrimë e madhe nën shkretëtirën lindore të Jemenit.

Gropa ka marrë atë emër nga vendasit të cilët besojnë se ai është një burg për xhindët.

“Pusi i Ferrit”, gropa e errët dhe e rrumbullakët e cila është e gjerë 30 metër në dyshemenë e shkretëtirës dhe është e thellë 112 metra dhe sipas disa tregimeve të banorëve aty pranë, nxjerr aroma të çuditshme.

Ekipi i studimit gjeti brenda në “Pusin e Ferrit” gjarpërinj, kafshë të ngordhura dhe perla shpellash, por asnjë gjë të mbinatyrshme.

“Kishte gjarpërinj, por ata nuk të shqetësojnë nëse nuk i ngacmon”, tha Mohammed al-Kindi, një profesor gjeologjie në Universitetin Gjerman të Teknologjisë në Oman.


“Pasioni na shtyu ta bëjmë këtë dhe ne menduam se kjo është diçka që do të zbulojë një mrekulli të re dhe pjesë të historisë së Jemenit,” tha Kindi, i cili gjithashtu zotëron një firmë konsulence minerare dhe naftë.

“Ne kemi mbledhur mostra të ujit, shkëmbinjve, tokës dhe disa kafshëve të ngordhura, por ende nuk i kemi analizuar,” tha ai, duke shtuar se një raport së shpejti do të bëhet publik.

“Kishte zogj të ngordhur, gjë që krijonte erën e keqe, por nuk kishte erë të pakëndshme.”

Zyrtarët jemenas i thanë në qershor se ata nuk e dinin se çfarë fshihej në thellësinë e gropës, të cilën ata vlerësuan se ishte “miliona dhe miliona” të vjetër, duke shtuar se ata kurrë nuk kishin arritur në fund.

“Ne kemi shkuar për të vizituar zonën dhe kemi hyrë në pus, duke arritur më shumë se 50-60 metra poshtë,” tha në atë kohë Salah Babhair, drejtor i përgjithshëm i studimeve gjeologjike dhe burimeve minerale të Mahra.

Lexo edhe :  “E pritën derisa erdhi dhe…”/ Zbardhen detaje nga vrasja e shqiptarit në Gjermani

“Ne vumë re gjëra të çuditshme brenda. Ne gjithashtu nuhatëm diçka të çuditshme … Është diçka misterioze. ”

Gjatë shekujve, historitë kanë qarkulluar për figura malinje të njohura si xhindë që jetojnë në pus, të tjerët e konsiderojnë si porta e ferrit.

Shumë banorë të zonës janë të shqetësuar për të vizituar gropën e madhe apo edhe për të folur për të, nga frika e fatit të keq./MCN.tv

Të fundit

Samiti i BE në Tiranë/ Zbardhet agjenda, Rama konferencë me Von der Leyen dhe Michel

Ditën e nesërme (e martë, 6 dhjetor) do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Në...

Nga bukëpjekës në shtëpitë e barit në Angli, dënohet me 14 muaj burg i riu shqiptar

Një burrë i kapur në krye të një ferme të madhe kanabisi në Shipley është dënuar me 14 muaj burg. Pajton Përgjergji, 28 vjeç, një...

Historia e plotë e krijimit të trofeut të Kupës së Botës

Selia e GDE Bertoni është një ndërtesë e vogël e vendosur në një zonë industriale në Paderno Dugnano, një qytet në periferi të Milanos...

Panë filma koreano-jugorë, Koreja e Veriut ekzekuton adoleshentët

Dy adoleshentë në Korenë e Veriut janë pushkatuar pasi shihnin dhe shisnin filma koreano-jugorë, sipas Daily Mail. Djemtë e moshës 16 dhe 17 vjeç u pushkatuan...

Shpërthim i fuqishëm në një shkollë në Greqi, humb jetën një fëmijë, plagosen dy të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një fëmijë ka humbur jetën pas një shpërthimi pranë një shkolle fillore. Lajmin...

Lajme të tjera

Web TV