Nuk pranoi dot ndarjen, shqiptari i publikon videon intime të miturës në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë e mitur nga Volos në Greqi ka përjetuar makth me sy hapur, pasi i dashuri i saj 25-vjeçari me origjinë shqiptare pas kërcënimeve të shumta, i publikoi video nga momente intime mes tyre në një faqe pornografike.

Gjithçka nisi, një ditë korriku të viti 2020, kur vajza mori vendimin të ndahet nga i dashuri i saj prej 4-vitesh. Shqiptari u “çmend”! Me kërcënime dhe presione është munduar të mbajë pranë tij të rënë, pasi nuk mund ta besonte se lidhja e tyre e dashurisë, kishte marrë fund.

“Do të shkatërroj jetën”, këto ishin mesazhet që e reja merrte çdo ditë, pas ditës që vendosi të ndahej. Por shqiptari, nuk e la me kaq historinë. Ai disa ditë më vonë, publikoi momente intime me të miturën që kishte në telefon në një faqe pornografike.

Ishte pikërisht ky moment, në të cilin ajo vendosi të marri situatën në dorë, duke kallëzuar rastin e saj në polici.

“Atëherë filloi makthi im, pasi autori kishte në posedim disa video të miat në momente intime, për të cilat më kishte siguruar se nuk do t’i shihte kurrë askush përveç atij. Unë e dashuroja dhe prandaj i besoja verbërisht, dhe ai më thoshte se më donte”, tregoi vajza e re në gjyq.

Shqiptari u dënua nga drejtësia helene me 4 vite burg.

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV