Programi qeverisës i “zbërthyer” fjalë për fjalë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Roel Korkuti

“Scan Intelligence Unit” ka vendosur ta analizojë në një aspekt tjetër përbërjen e tij, duke parë se si janë përdorur fjalët, cilat më shumë e cilat më pak, me qëllimin për të kuptuar sadopak vëmendjen e politikave qeverisëse të 4-vjeçarit të ri. Dominojnë fjalët ekonomi, shëndetësi, turizëm, “harrohet” industria, bujqësia, studentët, pronat dhe integrimi, e shkuara dominon mbi të ardhmen.

Programi qeverisës i një mazhorance në fillim të mandatit të saj është dokumenti më i rëndësishëm mbi të cilin do të bazohet qeverisja 4-vjeçare. Tashmë, shumica e mandatuar nga zgjedhjet e 25 prillit, me Kryeministër Edi Ramën e ka bërë publik këtë dokument.

Nga përpunimi i të dhënave janë eleminuar nga programi fjalë lidhëse, ndajfolje, etj. E nisim këtë analizë me 10 fjalët më të përdorura në programin qeverisës të mazhorancës. Në llogaritje janë marrë bazët e fjalës, pra të gjitha trajtat dhe kohët e saj, brenda të njëjtit kontekst.

Cila fjalë rezulton të jetë ajo më e përdorura? Shqipëria! Plot 142 herë. Ndiqet nga “ekonomia”, 57 herë, “shëndetësia” 49 herë, “qytetar” 41 herë dhe “turizmi” 39 herë.

Lista e 10 fjalëve më të përdorura në programin e ri vijon me “biznes”, “paga”, “investim”, “zhvillim” dhe “infrastructure”. Ndër 10 fjalët më të përdorura, 6 prej tyre kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ekonominë.

Dhjetë fjalët e para, të renditura sipas frekuencës së përdorimit janë fjalët më të përdorura në tekstin e dokumentit, me përjashtim të lidhësave, ndajfoljeve, foljeve. Ndërkohë, më poshtë do të shohim frekuencën e përdorimit të disa fjalëve kyçe, në pamundësi për të paraqitur grafikisht të gjitha fjalët e përdorura në tekst.

Diçka tjetër që bie në sy nga kjo analizë është fakti se, viti “2013” është përdorur ekzaktësisht sa viti “2022”, plot 24 herë secili numër, paçka se mazhoranca është në mandatin e 3-të qeverisës. Për të kuptuar peshën e së ardhmes dhe të shkuarës në këtë program, të shohim edhe foljet “ishte” me “do të jetë”, ku e para përmendet 16 herë dhe e dyta vetëm 11 herë. Fjala e “ardhme” ndërkohë përmendet vetëm 13 herë.

Lexo edhe :  Pengu i një gruaje

Disa fjalë të tjera që bien në sy nga përpunimi i të dhënave janë edhe: “falas”, plot 17 herë, “reforma”, 26 herë, “inovacion”, vetëm 7 herë, apo “mjedis”, sërish 7 herë. Mjedisi morri një vëmendje të veçantë nga kryeministri Rama në fjalën e tij në seancën parlamentare të prezantimit të programit qeverisës. Fjala “industri” ndërkohë nuk përmendet qoftë një herë të vetme.

Fjala “opozitë” përmendet zero herë, ndërsa fjala bashkëpunim 12 herë, asnjëherë në kontesktin e bashkëpunimit me pakicën. Një tjetër detaj që bie në sy është përdorimi i fjalës “integrim” vetëm 4 herë dhe i “Ballkanit të Hapur” 3 herë.

Fjala “fermer” përdoret vetëm 2 herë, ndërsa “bujqësia” 6 herë, paçka se bëhet fjalë për një prej shtyllave kryesore të ekonomisë shqiptare. Edhe “agro-turizmi”, një prej drejtimeve që ka marrë më shumë vëmendje gjatë viteve të fundit, përmendet vetëm 4 herë. “Pension” apo “pensionist” përmenden 14 herë, ndërkohë që duket se fjala “pronë/pronar” thuajse është zhdukur nga programi, duke u përmendur vetëm 2 herë.

Sa i përket arsimit si sektor, fjala arsim në vetvete përmendet 23 herë, por fjalët student/studim, vetëm 9 herë. Në drejtim të shëndetësisë, e përmendur plot 49 herë si e tillë, vëmë re edhe përdorimin e fjalës “pandemi”, 21 herë apo “covid”, 3 herë. Fjala “rindërtim” ndërkohë është përmendur vetëm 8 herë.

 


Të fundit

Kur Shqipëria e viteve ‘30-‘40 kishte më të zhvilluar transportin ajror se atë rrugor!

Kreshnik Kuçaj Fillesat e aviacionit në Shqipëri janë të lidhura me organizimin ushtarak të vendit. Në ligjin e vitin 1920...

“Kondomë për mikrofonët”/ Ja si u organizua mbledhja e OKB-së

Çdo folësi, përfshi Presidentin Joe Biden, iu dha një mbështjellëse për mikrofonin të martën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara si masë...

Tërmeti i fortë godet Australinë, alarmohen qytetarët (Video)

Një tërmet i fuqishëm, me magnitutë 5.8 ballë të shkallës Rihter ka goditur Australinë juglindore, duke dëmtuar ndërtesat e qytetit Melbourne. BBC shkruan, se tërmeti...

Mesopotam, Sarandë-Kisha e Manastirit të Shën Kollit/ Hipoteza: Kisha u përdor për mesha katolike dhe ortodokse

Kisha e Manastirit të Shën Kollit (Mesopotam) është një monument i trashëgimisë kulturore në Mesopotam, rrethi i Delvinës. Ky monument është i llojit "Arkitekture",...

Lajme të tjera

Web TV