Merret peng “mbreti” i Instagramit, publikohen pamjet ku e shajnë dhe e godasin disa të rinj (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Tiranës është sinjalizuar këtë mbrëmje për rrëmbimin e mundshëm të një personi. Mësohet se dyshohet të jetë rrëmbyer Kozak Braçi, i njohur si mbreti i “Instagramit”. Forca të shumta policia kanë mbërritur në zonën e Alliasit dhe po kryejnë verifikime.

Kanë qenë familjarët e Kozak, të cilët kanë denoncuar në polici rrëmbimin e tij. Ndërkohë, menjëherë pas denoncimit dhe vënies së policisë në lëvizje, në rrjetin social “Tik Tok” po qarkullon një video, ku Kozak shihet në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale.

Raportohet se Kozak është marrë nga shokët e një reperi kundërshtar, që ai e shante në rrjetet sociale. Ai është futur me forcë në makinën e tyre, sapo ka zbritur nga një taksi. Ndërkohë, pas dy orësh kërkime, policia e ka gjetur reperin dhe e ka çuar në spital për kontroll mjekësor, e më tej në komisariat për ta pyetur mbi ngjarjen, si dhe ka identifikuar dy prej personave, që e kanë marrë në mjet.

Kujtojmë se rreth dy javë më parë, Kozak Braçi denoncoi në polici për një shpërthim me lëndë plasëse, që sipas tij, ishte vënë në pallatin ku ai banon në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një kërcënim ndaj tij. Por, pas veprimeve hetimore rezultoi se nuk bëhej fjalë për shpërthim, por kishte qenë një kapsolle me lëndë piroteknike, e konfirmuar kjo edhe nga eksperti anti-eksploziv, dhe nuk kishte shkaktuar asnjë dëm material.


Të fundit

Merret peng “mbreti” i Instagramit, publikohen pamjet ku e shajnë dhe e godasin disa të rinj (Video)

Policia e Tiranës është sinjalizuar këtë mbrëmje për rrëmbimin e mundshëm të një personi. Mësohet se dyshohet të jetë...

Supermodelja Linda Evangelista deformohet nga ndërhyrjet: Jam bërë e paidentifikueshme (Foto)

Ish-supermodelja Linda Evangelista ka rrëfyer se mbeti “e deformuar në mënyrë të përhershme” nga një reaksion trupor gjatë ndërhyrjes së reduktimit të dhjamit 56-vjeçarja tregoi...

“Si u gdhive?”/ I moshuari “kapet mat” nga policët, teksa vadiste kanabisin në tokën e tij (Video)

Mëngjesi i këtij të moshuari në Fushë-Krujë ka nisur si çdo ditë duke vaditur kanabisin që kishte mbjellur në një cep are afër shtëpisë...

Parlamenti ukrainas miraton ligjin për oligarkët

Parlamenti i Ukrainës miratoi të enjten një ligj për personat e konsideruar si "oligarkë", që të regjistrohen e të qëndrojnë jashtë politikës. Ky zhvillim...

U kap me 7 kg heroinë në makinë, qeni antidrogë i bën “gjëmën” shqiptarit (Video)

Dy ditë më parë autoritetet italianë arrestuan një 38-vjeçar shqiptar në zonën e Brindisit pasi në makinën e tij iu gjet një sasi prej...

Lajme të tjera

Web TV