Osmani falenderon ish-presidentin amerikan Clinton: Kosova është e bekuar me gjithçka që keni bërë për njerëzit tanë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton gjatë qëndrimit të saj në SHBA. Osmani me anë të një postimi në Twitter ka theksuar se Kosova është e bekuar me miqtë e saj.

“Është pak të thuhet se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe më besnikë. President, faleminderit për gjithçka që keni bërë për njerëzit tanë”, shkroi Osmani.

Ish-presidentit të SHBA, Bill Clinton për ndihmën dhe kontributin e tij në Kosovë i ishte dhënë Urdhri i Lirisë së Kosovës nga ish-presidenti Hashim Thaçi, në 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Me urdhër të Clintonit, NATO nisi fushatën 78-ditore të sulmeve ajrore kundër Serbisë në vitin 1999 në një përpjekje për ta detyruar presidentin e atëhershëm serb, Slobodan Millosheviç të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të fundit

Shpërthen Florian Marku, ofendon rëndë kundërshtarin dhe largohet me forcë nga sigurimi (Video)

Të shtunën në stadiumin e Tottenham me afërsisht 70 mijë tifozë boksieri shqiptar Florian Marku do të ndeshet me...

Osmani falenderon ish-presidentin amerikan Clinton: Kosova është e bekuar me gjithçka që keni bërë për njerëzit tanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton gjatë qëndrimit të saj në SHBA. Osmani...

Disa zona të Tiranës do të mbesin pa energji elektrike ditën e nesërme për shkak të punimeve

Disa zona do të mbesin pa energji elektrike ditën e nesërme në Tiranë, si pasojë e punimeve që po kryhen në rrjet. OSHEE bën...

SPAK mbyll hetimet për “Tenderin e Uniformave”, nën akuzë 9 zyrtarë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për abuzimin me tendarat e uniformave të Policisë së Shtetit. Pas mbylljes...

Veliaj dhe Kushi takim me drejtuesit e shkollave në kryeqytet: Hyjmë në histori sa i përket investimit

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, zhvilluan një takim me drejtuesit...

Lajme të tjera

Web TV