Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, në pranga 3 persona në Rinas

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë kufitare, pasi po tentonin të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Sipas policisë shtetasit P. C, A. K, dhe E. H, të cilët do të udhëtonin me linjën ajrore, me destinacionin “Bolonja”.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, policia gjeti dhe sekuestroi 3 letërnjoftime italiane, 3 patenta italiane si dhe 3 dokumente shëndetsore italiane, të dyshuara të falsifikuara.

Njoftimi i plotë:

Policia Kufitare Rinas, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e paligjshmërisë, parandalon dhe godet një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve.

Tentuan të kalonin kufirin me dokumenta të falsifikuara, vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen dokumente të ndryshme që përdoreshin nga këta shtetas për të kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasit P. C, A. K, dhe E. H, të cilët do të udhëtonin me linjën ajrore, me destinacionin “Bolonja”.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 letërnjoftime italiane, 3 patenta italiane si dhe 3 dokumenta shëndetsore italiane, të dyshuara të falsifikuara.

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit P. C., 25 vjeç, A. K., 19 vjeç dhe E. H., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Të fundit

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, në pranga 3 persona në Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë kufitare, pasi po tentonin të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Sipas...

Studimi/ Delfinët rivalizojnë inteligjencën njerëzore

Secili ka "zërin" e vet, i cili llogaritet si emër. Ata kanë pauza, timbrin dhe volumin e zërit. Komunikimi shërben gjithashtu për të mbrojtur...

Augusti, perandori i parë i Romës “nën hijen” e Cezarit

Augusti, i njohur si Cesar Augustus ose Octavian, ishte stërnipi i gjeneralit të shquar romak Jul Casarit të cilin ai e birësoi si djalë...

SHBA miraton dozën e tretë të Pfizer, ja grupet që përfshihen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar dozën përforcuese të vaksinës Pfizer për personat mbi 65-vjeç dhe për ata që dozën e fundit të...

Lajme të tjera

Web TV