Vuçiç katër kushte të reja për t’u kthyer në dialog, Kurti ka një kërkesë për ta hequr masën e targave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat në Serbi shkruajnë sot se Beogradi zyrtar ka 4 kërkesa që duhet të plotësohen në mënyrë që të vazhdojë dialogu në Bruksel.

Sipas gazetës “Novosti”, këto janë qëndrime të presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe se ato sipas mediave burojnë nga marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Kërkesa e parë është që të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, e dyta që Kosova të mos dërgojë forca të Policisë me armatim të rëndë në veri pa lejen e KFOR-it dhe miratim të asociacionit serb, e treta që të formohen dy kompani serbe për shpërndarje të rrymës për serbët në veri dhe katër, që trupat gjykues për rastet në veri të jenë në raport 2 me 1, në favor të serbëve.

Të hënën Qeveria e Kosovës vendosi masë reciprociteti, bazuar në marrëveshjet e Brukselit, për targat. Tashmë e tutje veturat me targa serbe kur futen në Kosovë, duhet të marrin targa të përkohshme RKS në çdo pikë kufitare. Kjo masë ka nxitur serbët në veri të bllokojnë rrugët që çojnë në dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak.

Në fakt, Qeveria e Serbisë ka mbi 10 vjet që aplikon këtë masë për targat.  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të hënën në Kuvendin e Kosovës se vendosja e targave të Republikës së Kosovës për të gjitha automjetet me tabela të Serbisë nuk ka qenë dëshirë e tij, por imponim nga pala tjetër.

Kurti tha se ky vendim do të jetë në fuqi derisa qytetarët e Kosovës do të paguajnë për targa kur futen në Serbi.

“I lus qytetarët serbë të vazhdojnë përditshmërinë pa frikë se po iu cenohet ndonjë e drejtë. Ju jeni të barabartë me ne. Targat nuk janë dëshirë e jona por imponim nga pala tjetër. Derisa qytetarët tanë do të paguajnë për targa kur futen në Serbi, do të vazhdojnë edhe targat e përkohshme kur hyjnë në Kosovë”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Lexo edhe :  Princ Harry zgjedh SHBA si rezidencë të përhershme, heq dorë zyrtarisht nga Britania

Kreu i Qeverisë së Kosovës tha dje se është i gatshëm që ta heqë masën e reciprocitet për targat në rast se edhe Serbia zotohet se do ta bëjë të njëjtën kundrejt Kosovës.

Të fundit

11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior

11-vjeçarja nga Lezha, Kiara Ibraj, është një ndër 24 finalistët e këtij edicioni të Sanremo Junior që mbahet në...

‘Le Figaro’: Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës

Me 300 ditët e saj me diell në vit, ujërat bruz të detit Jon dhe ishujt e saj shkëmborë, Riviera Shqiptare është shtëpia e...

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Nga Namir Lapardhaja Një ditë pasi Gazment Bardhi foli për rikthimin e Berishës në PD, duke qenë se ai është kryetar i asaj partie, ka...

Komandanti iranian i prerë! Ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Asnjë dëm nuk u shkaktua në sulmin e Izraelit gjatë natës ndaj Iranit. Kështu deklaroi Siavosh Mihandoust, komandanti i ushtrisë iraniane. Ai i tha televizionit...

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas fizikut të Victoria Beckham...

Lajme të tjera

Web TV