Atentati ndaj Inez Hajrullës në Vlorë në maj të 2019, ekstradohet nga Gjermania 25-vjeçari

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një 25-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania ditën e sotme, i shpallur në kërkim si pjesë e grupit që tentuan të ekzekutonin Inez Hajrullën, ngjarje e ndodhur në Vlorë në maj të vitit 2019. Mësohet se është ekstraduar Serxhio Çima, një nga 9 anëtarët e grupit që i bënë atentat Hajrullës.

Ngjarja u regjistrua më 10 maj të dy viteve më parë në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.

Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

Ndërkohë nga bisedat telefonike është zbuluar se 25 vjeçari Çima ishte pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë ngjarje kanë marë pjesë nëntë persona: Fatmir Hyseni, “Doqia”, Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit “Çipurit”, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.

Pati dyshime të forta se atentati u krye si rezultat i larjeve të hesapeve mes grupeve rivale në Vlorë dhe se Hajrulla u tentua të vritej në shenjë hakmarrje për sulmin me armë të datës 17 shkurt 2019, ku mbetën të vrarë Arjan Hasanaj dhe Resti Rexho ndërsa Armando Sulejmani i plagosur lehtë.

Si ndodhi sulmi me armë ndaj Inez Hajrulla

Sipas prokurorisë së Vlorës Inez Hajrulla në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Ervis Matodashaj, në ambientet e një lokali në Vlorë. Pikërisht në këtë vend disa persona kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrulla. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe.

Lexo edhe :  SPAK kërkoi lirimin, Gjykata e Posaçme refuzon dhe lë sërish në burg Selim Çekajn

Në ikje e sipër autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë. Policia u është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të fshatrave Babicë e Vogël, dhe Çeprat, ky automjet është gjendur i djegur. Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht. Për të zbardhur dinamikën e këtij krimi të rëndë policia dhe prokuroria e Vlorës kanë sekuestruar disa pamje filmike, nga të cilat evidentohet se mjeti “Land Rover”, afrohet dhe lëviz në shëtitoren e njohur “Lungomare” dhe në momentin që i afrohet lokalit , ndalon dhe nga dera e pasme e mjetit zbret një person.

Pikërisht në këtë momen gjashtë persona që ishin ulur në tavolina ngrihen dhe ikin me vrap. Filmimet kanë nxjerrë Inez Hajrulla, i cili shfaqet duke qëlluar me armë në drejtim të mjetit “Land Rover”, ku më pas armën ia merr nga dora, Ervis Matodashaj, i cili ikën në drejtim nga ikën dhe automjeti i agresorëve. Pas vetëdorëzimit në polici, Ervis Matodashaj ka shpjeguar se armën e zjarrit të përdorur në këtë ngjarje nga Inez Hajrulla, e kishte hedhur në një territor në lagjen “Pavarësia”, armë kjo e cila më pas u gjet, e cila është një pistoletë prodhim Italian.


Të fundit

Atentati ndaj Inez Hajrullës në Vlorë në maj të 2019, ekstradohet nga Gjermania 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania ditën e sotme, i shpallur në kërkim si pjesë e grupit që tentuan...

Kancelarja gjermane kafshohet nga papagallët, ja reagimi i saj (Foto)

Angela Merkel gjatë një turi vizitash lamtumirë që ka bërë ka vizituar parkun e shpendëve Marlow. Merkel në këtë park ka ushqyer gjelat si...

Gruaja kalon përpara trenit në ecje, shpëton mrekullisht (Video)

Fati është ai që e ka shpëtuar një grua në Holandë nga shtypja nga treni. Në një video të publikuar në rrjetet sociale , një...

Hyri për të grabitur shtëpinë, bëri punët dhe riparoj pajisjet

Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Britani, ku një hajdut hyri në një shtëpi dhe provoi rrobat e pronarit, më pas bëri punët...

Apeli i Posaçëm kthen për gjykim ”Gërdecin”, reagon avokati i Fatmir Mediut

Përfaqësuesi ligjor i Fatmir Mediut, Ardian Visha e ka cilësuar një antikushtetues vendimin e Apelit të GJKKO për të rihapur dosjen “Gërdeci”. Për Vishën është...

Lajme të tjera

Web TV