Fillimi i vitit të ri shkollor, Manastirliu: Certifikata e vaksinimit e detyrueshme për arsimtarët, ose test i përjavshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga qendra shëndetësore nr.4 në Tiranë, ju ka bërë apel të gjithë arsimtarëve që ende nuk janë vaksinuar, studentëve e pedagogëve, të paraqiten në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën ndaj COVID-19.

Manastirliu bëri me dije se ditën e hënë hyn në fuqi urdhri për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit nga personeli arsimor në të gjitha shkollat e vendit.
“Duke filluar edhe nga dita e hënë, ne do të lëshojmë udhëzimin që do të ndiqet për të verifikuar ata që kanë kryer vaksinimin, duke filluar nga arsimtarët. Urdhri përmban të gjithë vendimet që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili përcakton që vetë institucionet shkollore, do duhet që të kontrollojnë nëpërmjet mekanizmave që do të ngrenë, të gjithë certifikatat e vaksinimit për personelin që do të jetë në shkolla dhe gjithashtu duke filluar nga data 11 tetor edhe për studentët”, nënvizoi Manastirliu.

Alternativa e mungesës së certifikatës së vaksinimit do të jetë testi I përjavshëm ose mësimi alternativ për studentët e pavaksinuar.
“Për arsimtarë të cilët ende nuk e kanë kryer vaksinimin, do të duhet të paraqesin pranë institucioneve shkollore testin dhe të konfirmojnë që nuk janë të prekur nga COVID19 dhe kjo kërkesë do të jetë kërkesë e përjavshme. Nga ana tjetër, vetë universitetet do të organizojnë mësimin e alternuar për ata studentë të cilët nuk do të kenë kryer ende vaksinimin”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë më dije se interesi i shtuar në muajt e hapur të vaksinimit nga personeli arsimtarëve, e ka çuar në mbi 80% vaksinimin e tyre me një dozë dhe mbi 60% me dy doza, duke paraqitur mbulesë të lartë vaksinale.

Lexo edhe :  Në nisjen e panelit të B40-ës, Veliaj takohet me kryebashkiakun e Athinës Haris Doukas

“Në këto dy muaj kemi pasur një interes të shtuar sa i përket vaksinimit, edhe shihet që ka një interes të shtuar të studentëve. Për sa i përket arsimtarëve, janë mbi 80% e tyre që e kanë kryer dozën e parë të vaksinës, edhe mbi 60 përqind e tyre janë vaksinuar plotësisht, padyshim janë shifra inkurajuese”, tha Manastirliu.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,683,644 vaksina dhe 754,020 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat. Krahas pikave të përqendruara dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,045,310 vaksina antiCOVID.

Të fundit

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar ‘vendbanimin e parë’ të gjithë racës njerëzore

Ata publikuan zbulimet e tyre pasi studiuan ADN njerëzore, por studiues të tjerë ende nuk janë të bindur. Shkencëtarë në...

Kryeqyteti më i mirë i Evropës për të qenë turist në 2024

Kryeqyteti më i mirë evropian i vitit 2024 për t'u vizituar si turist është Lisbona. Kryeqyteti i Portugalisë ka qenë një destinacion magjepsës prej kohësh,...

Shumë pranë nesh, cili është qyteti i shpallur me aromën më të mirë në botë

Mund të tingëllojë pak e çuditshme, por nëse keni pyetur ndonjëherë se cili qytet ka aromë më të mirë, ne kemi përgjigjen. Kompania britanike HAIPP ka...

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike

Nga Ylli Pata Ka shumë pikëpyetje, por ajo që vjen si e dhënë nga territor, është se mjaft nga qytetarët që votuan Benet Becin ishin...

Rikthim ‘rrufe’ në qeli: Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua, arrestohet autori

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari Ardian Isufi vodhi një automjet, duke u shpallur në...

Lajme të tjera

Web TV