“Hapet aksi kryesor”/ ARRSH njofton: Nga e diela sërish devijime te Unaza e Madhe, ja si do lëvizin mjetet

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga data 26 shtator, në Unazën e Madhe do të hapet aksi rrugor nga “Ura e Lanës” deri te “Pallati me Shigjeta”. Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili njofton qytetarët se nga kjo ditë do të ketë sërish devijime të qarkullimit të automjeteve.

Automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2. Duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim. Pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë.

NJOFTIM PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK

🚦Hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta 🛣
📌Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.
🚧Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim, pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë.
🙏Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.
#ARRSH #MIE


Të fundit

“Hapet aksi kryesor”/ ARRSH njofton: Nga e diela sërish devijime te Unaza e Madhe, ja si do lëvizin mjetet

Nga data 26 shtator, në Unazën e Madhe do të hapet aksi rrugor nga “Ura e Lanës” deri te...

Banka Qendrore me idenë e pazakontë: 200 euro në muaj për çdo qytetar…

“Helicopter Money”, quhet propozimi i fundit për dhurimin e 200 eurove në muaj për çdo qytetar të Eurozonës. Kjo është një nga ata idetë që...

Këto sëmundje lidhen me konsumimin e ushqimeve të përpunuara

Të konsumosh ushqime të shëndetshme është shumë e rëndësishme për të mbajtur larg lloje të ndryshme sëmundjesh. Me përparimin e shkencës është arritur që shumë...

Piu 1.5 litra CocaCola për 10 minuta, ndërron jetë i riu 22-vjeçar

Një 22-vjeçar kinez ka humbur jetën pasi ka pirë një shishe 1.5 litra Coca Cola për 10 minuta. Mjekët thonë se konsumimi i shpejtë i...

Trafikonin drogë drejt Italisë, arrestohen 5 persona mes tyre 3 shqiptarë

Pesë persona janë arrestuar nga policia italiane, tre prej të cilëve janë shtetas shqiptare. Ata akuzohen për trafik të lëndëvee narkotike të llojit kokainë....

Lajme të tjera

Web TV