Ilda Lelo, një boksiere shqiptare për titullin “Kampione Bote”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

“Duhet të guxosh që të fitosh”! ose “Bota i përket guximtarit”. Janë moto dhe shprehje që kush i ka provuar, nuk janë zhgënjyer. Diçka apo shumëçka e kanë arritur. Të guxosh të ndeshesh në boks, apo kick Box është një sport i vështirë për femra. Megjithatë kemi guximtare që e kanë dashur këtë sport, pa e njohur se çfarë ishte apo ku të çonte. Thjesht guxoi ta merrte si një aventurë pavarësisht vështirësive apo paragjykimeve ndaj këtij sporti të rëndë. Por ja doli. Ja doli që të bënte koleksionet e medalieve në shtëpi dhe të përkëdhelte në heshtje edhe krenarinë e prindërve të saj, që edhe pse nuk e duan zgjdhjen, janë fansat e saj. Nuk e gjen si çdo të ri të përhumbur me kohën. Ilda Lelo është për orë të tëra në stërvitje për të arritur që në 2 tetor të rrëmbej “kupën” e Botës në ndeshjen e kick Box-it në Gjermani.

Si nisi rruga juaj drejt sportit të vështirë të kickbox-it?

 E kam nisur këtë sport në vitin 2014 si një formë argëtimi por edhe pasi sporti ka qenë pasion i imi që fëmijë, për t’u kthyer më vonë në një profesion, jo vetëm falë talentit dhe punes time, por padyshim falë mbështetjes, punës, pasionit, përkushtimit dhe mundësive që më ka ofruar trajneri im të cilit i jam mirënjohëse për këtë që jam sot.

Pas fitoreve të njëpasnjëshme në rang kombëtar, m’u dha mundësia të garoj në kampionate ndërkombëtare, europiane, botërore. Tashmë jam mbajtëse e disa titujve si: Kampion Shqipërie 2014-2015-2016-2017; Kampion Bote Amator 2015-2016; Kampion Europe ËKU 2019. Në korrik të këtij viti garova zyrtarisht ne boksin profesionist dhe së fundmi do të garoj për titullin Kampion Bote ËKU si profesioniste në 2 Tetor 2021 në Gjermani.

E para vajzë shqiptare që garon në boksin profesionist, na trego pak me shumë për këtë eksperience të re?

 Boksi është një sport mjaft i bukur, i vjetër dhe më shumë histori mbi supe. Te futesha në historinë e boksit shqiptar është padyshim privilegj dhe kënaqësi mjaft e madhe.

Çdo sfidë është një mundësi e re drejt suksesit dhe ky fakt më motivon çdoherë për të punuar më fortë dhe për t’ia arritur qëllimit.

Ishte një provë e vështirë për vetë faktin që është një sport tjetër i cili kërkon përgatitje dhe teknika specifike të ndryshme nga kickbox-I ku unë jam mësuar të punoj çdo ditë, por me besim tek aftësitë dhe vullneti im si dhe me punën e palodhur të trajnerit dhe ekipit tim ia dolëm sërisht ta kalonim edhe këtë sfidë me sukses.

Lexo edhe :  Shenjtja Nënë Tereza në Berat

Kam besim se edhe në këtë sport do të sjell rezultatet dhe medaljet që kam sjellë nga kickbox-I , ndoshta edhe me tepër.

Pas disa ditësh, më 2 Tetor ne Gjermani, do të sfidosh kampionen e botës në kickbox-in profesionist. Si ka shkuar pergatitja për këtë sfidë kaq të rëndësishme në karrierën tënde?

 “Dyfish guxim, dyfish lavdi!”- kjo është motoja ime për këtë ndeshje.

Po guxoj të sfidoj 18 herë kampionen e botës në kickbox në shtëpinë e saj. Fitorja do të jetë shumë e ëmbël.

Si në çdo ndeshje përgatitja ka qënë maksimale madje do të thoja këtë herë shumefish impenjim, ashtu siç e meriton një ndeshje e këtij niveli.

Trajneri im i cili më ka stërvitur që prej ditës së parë në kickbox, i cili di dhe analizon çdo detaj të aftësive të mia, të teknikës time, të lojës time e pranoi ketë sfidë pa u menduar shumë gjatë, me besim të plotë se mund tja dalim si gjithmonë dhe unë padyshim kam besim të plotë tek vizioni i tij.

 Ku e keni gjetur mbështetjen më të madhe për të ecur pas ëndrrës tuaj?

 Familja ka qenë gjithmonë aty për të më mbështëtur, pavarësisht se nuk janë fansa te këtij sporti,janë fansat e mi më te mirë.

Motivimi, përkrahja kryesore është padyshim trajneri im Alban Alikaj, të cilin nuk lë rast pa e falenderuar që punon me mua, që beson tek unë dhe qe është aty në çdo hap. Është ai që na ka hapur shumë dyer në këtë sport dhe na ka bërë të besojmë në ëndrrat tona si sportist.

 Jeni ndihmuar nga shteti financiarisht apo vetëm nga sponsorat?

Falenderoj përzemërsisht dashamirës të kickbox-it të cilët na kanë mbështëtur dhe na kanë dhënë një krahë në këtë rrugë të vështirë, sepse në Shqipëri rruga e sportit është më e vështirë se kudo.

Kujtohen për ty vetëm pasi ja ke dalë mbanë vetë, kur nuk ia ke më nevojën.

 Cili është synimi juaj për më tutje?

 Përpara 7 vitesh isha një vajzë e cila bëri ndeshjen e parë në kickbox per të kuptuar se çfarë ishte ky sport.

Guxova dhe ja dola që sot të garoj për titullin Ëorld Champion për një nga federatat botërore më të rëndësishme ËKU(Ëorld Kickboxing Union)

Jam e bindur plotësisht që sukseset e mia nuk do të ndalen këtu në kickbox apo në boks.

Do të vazhdoj të guxoj, të punoj, të besoj dhe sigurisht që do t’ia dal.


Të fundit

Tentoi të vrasë për hakmarrje, arrestohet pas 3 vitesh 47-vjeçari në Dibër

Një 47-vjeçari është arrestuar pas 3 vitesh për një tentativë vrasjeje për hakmarrje. Më 31 gusht të 2018 ai...

Rihapet dosja “Gërdeci”, Gjykata e Posaçme vendos rihetim për Fatmir Mediun

Rihapet çështja 'Gërdeci'. Apeli i GJKKO ka vendosur rihapjen e hetimeve ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. “Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja...

SPAK kërkoi lirimin, Gjykata e Posaçme refuzon dhe lë sërish në burg Selim Çekajn

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka refuzuar për herë të dytë kërkesën për lirimin e Selim Çekaj, 72-vjeçari ku në kontejnerin...

SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestron disa dosje

Një operacion i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet paraditen e sotme në Kadastrën e Vlorës. Mësohet se SPAK po...

Porositi rrëmbimin në Tiranë/ Kush është mirditori me dënim të përjetshëm në Greqi

Kozak Braçi mik i ngushtë i reperit Stresi, u rrëmbye sot nga disa të rinj në zonën e Alliasit, por pas dy orësh u...

Lajme të tjera

Web TV