Këto sëmundje lidhen me konsumimin e ushqimeve të përpunuara

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Të konsumosh ushqime të shëndetshme është shumë e rëndësishme për të mbajtur larg lloje të ndryshme sëmundjesh.

Me përparimin e shkencës është arritur që shumë ushqime të përpunohen me qëllim që të jetojnë dhe të përdoren për një kohë më të gjatë.

Këto lloj ushqimesh janë të thjeshta për t’u përdorur, pasi shumë prej tyre duan pak kohë për t’u përgatitur.

Për më tepër, shumë fëmijë por edhe të rritur, janë të dhënë pas ushqimeve të përpunuara, të cilat ngadalë po dëmtojnë shëndetin e tyre.

Prandaj është e rëndësishme të dini të bëni dallimin midis ushqimeve të shëndetshme dhe atyre të pashëndetshme.

Për shembull, një zgjedhje e shëndetshme janë ushqimet organike si frutat dhe perimet.

Arsyeja është se ndryshe nga ushqimet e përpunuara, ato nuk përmbajnë konservues dhe janë të pasura me vlera ushqyese.

Ushqimet e përpunuara janë një nga shkaqet kryesore të zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme që lidhen me obezitetin.

Kjo është arsyeja se pse kohët e fundit, shumë njerëz u janë drejtuar ushqimeve që nuk përmbajë sheqer ose që kanë 0 kalori.

Megjithatë në të shumtën e rasteve këto produkte përmbajnë sheqerna të cilët fshihen pas emërtimeve të ndryshme si: mjaltë, shurup, glukozë ose saharozë.

Gjithashtu ushqimet që nuk përmbajnë kripë ndihmojnë në ruajtjen e një regjimi ushqimor të shëndetshëm, i cili rrallë është i mundur përmes marrjes së ushqimeve të përpunuara.

Cilat janë sëmundjet më të përhapura që lidhen me konsumin e ushqimeve të përpunuara?

Një nga sëmundjet më të përhapura në botë në ditët e sotme është diabeti i tipit dy.

Kjo sëmundje lidhet kryesisht me mbipeshën dhe mënyrën e të ushqyerit.

Prandaj këshillat e përhershme të ekspertëve, janë që të ushqeheni me ushqime të freskëta në vend të ushqimeve të përpunuara.  Në këtë mënyrë do të ruani reziztencën natyrale të insulinës.

Lexo edhe :  Situata e COVID-19/ Regjistrohen 768 raste të reja, rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit

Sëmundjet kardiovaskulare lidhen po ashtu me mbipeshën, diabetin ose kolesterolin e lartë në gjak.

Arresti kardiak ose rrahjet e shpejta të zemrës shpesh ndodhin si rezultat i ngrënies së ushqimeve jo të shëndetshme.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, njerëzit që punojnë ulur për një kohë të gjatë, që nuk kryejnë aktivitet fizik dhe konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara, janë më të rrezukuarit.

Një tjetër problem shëndetsor është depresioni dhe ankthi. Ky problem është vënë re veçanërisht tek të rinjtë të cilët konsumojnë sasi të mëdha ushqimesh të përpunuara.

Si përfundim, konsumi i ushqimeve organike është mjaft i dobishëm për të pasur trup dhe mendje të shëndoshë.

Mjekët theksojnë shpesh se konsumi i ushqimit të freskët në sasi të vogël është shumë më i mirë se sa konsumi në masë i ushqimeve me shtesa kimike./AgroWeb.org


Të fundit

Këto sëmundje lidhen me konsumimin e ushqimeve të përpunuara

Të konsumosh ushqime të shëndetshme është shumë e rëndësishme për të mbajtur larg lloje të ndryshme sëmundjesh. Me përparimin e...

Piu 1.5 litra CocaCola për 10 minuta, ndërron jetë i riu 22-vjeçar

Një 22-vjeçar kinez ka humbur jetën pasi ka pirë një shishe 1.5 litra Coca Cola për 10 minuta. Mjekët thonë se konsumimi i shpejtë i...

Trafikonin drogë drejt Italisë, arrestohen 5 persona mes tyre 3 shqiptarë

Pesë persona janë arrestuar nga policia italiane, tre prej të cilëve janë shtetas shqiptare. Ata akuzohen për trafik të lëndëvee narkotike të llojit kokainë....

Shqiptari kapet në shtëpinë e barit në Angli: Më thanë se do të fitoja para!

Një tjetër shtetas shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi është kapur në një shtëpi bari. Sipas mediave britanike, në pranga është vënë 24-vjeçari...

Pse disa persona që kanë kaluar Covid nuk zhvillojnë antitrupa? E sqaron Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka treguar arsyet përse jo të gjithë personat që kalojnë Covid-19 nuk zhvillojnë antitrupa duke u bazuar në...

Lajme të tjera

Web TV