Muri i Madh Kinez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muri i Madh Kinez është një nga monumentet më imponuese të krijuara ndonjëherë nga dora e njeriut. Për njerëzit anembanë planetit Muri i Madh Kinez konsiderohet si një nga mrekullitë moderne të botës. Shumë individë mendojnë se ky ndërtim është një strukturë e ngritur për t’u mbrojtur, por ka mjaft gjëra interesante që nuk njihen, përfshirë edhe faktin që janë të paktë njerëzit, të cilët kanë arritur që ta shikojnë të gjithë këtë ndërtim gjigant. Kjo strukturë ka nisur të ngrihet rreth 2500 vjet më parë. Vendimi për ta ndërtuar u mor për të frenuar pushtuesit mongolë.

Muri i Madh Kinez është i gjatë mbi 7 mijë kilometra nëpër gjatë territorit të Kinës. Në vitin 1987 Muri i Madh Kinez u përfshi në “listën e trashëgimive botërore”. Ndërtimi i tij filloi që në shekullin e 9-të para erës sonë, kur pushteti i pjesës qendrore të Kinës i lidhën me mure postërojat dhe kështjellat për t’u mbrojtur nga sulmet e mongolëve.

Edhe pse qëllimi kryesor i murit ishte ai mbrojtës për të kufizuar sulmet mongole nga veriu, kjo strukturë kurrë nuk e kreu qëllimin fillestar të ndërtimit të saj. Gjatësia ekstreme bëri që të ishte praktikisht e pamundur që të ruhej nga rojet kineze e kjo krijoi pika të dobëta që u dha mundësinë mongolëve që ta kalonin në çdo moment pa hasur ndonjë rezistencë të fortë nga kinezët. Për këtë arsye, pavarësisht qëllimit që përfaqëson kjo vepër gjigande, atë gjë që duhet ta bënte më mirë se të tjerat në fund nuk e kreu.

Për shumë njerëz, Muri i Madh Kinez është një strukturë e gjatë e përbërë nga vetëm një mur. Realisht, janë më shumë se disa mure që përfshijnë kufirin verior të territoreve kineze e që janë bashkuar. Përgjithësisht, Muri i Madh është i përbërë kryesisht nga materiale ndërtimi si toka dhe dheu. Por ajo që është më e çuditshme është se në përbërje të këtij muri mund të gjendet edhe oriz. Studimet e sotme tregojnë se orizi ndihmon në rezistencën e murit.

Lexo edhe :  Megi Pojani rrëfen se është ngacmuar nga një pronar televizioni

 

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV