Nis edicioni i 19-të i “Tirana International Film Festival”, 112 filma botëror në konkurrim

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

 

Sipas deklaratës për shtyp nga “TIF”, ky edicion ka shënuar një numër rekord aplikimesh prej 2950 filma nga 118 vende të botës edhe për faktin se TIFF është Oscar qualifying dhe është një mundësi e madhe për ta të nominohen për Academy Awards.

Nga 40 vende te Evropës 1706 filma, nga 11 vende të Amerikës së Veriut 558 filma, nga 8 vende të Amerikës së Jugut 66 filma, nga 38 vende të Azisë 530 filma, nga 17 vende të Afrikës 34 filma dhe nga 4 vende të Australisë dhe Oqeanisë 56 filma.

Do të shfaqen 112 filma në competition në të gjitha kategoritë dhe zhanret kinematografike, si Feature (all genres), EYE on TIFF (debut feature film competition), Short, Live Action, Animation, Student, qe jane Oscar qualifying, Documentary (all lengths), Video Art & Experimental, Balkan shorts dhe In Albanian films.

Nga 2950 filma 705 janë studentë dhe 930 debutantë, që edhe ata të rinj që sapo kanë hyrë në botën e industrisë së filmit e shikojnë Tiranën si destinacion të karrierë sëtyre të suksesshme.

Ky edicion do të hapet me premierën kombëtare të filmit “Hive” (Zgjoi) nga Blerta Basholli, fitues i Grand Jury Prize, Directing Award dhe Audience Award në Sundance, festivalin më të rëndësishëm në SHBA dhe do të mbyllet me premierwn kombëtare të filmit “Looking for Venera” nga Norika Sefa, fitues i Tiger Award në Rotterdam International Film Festival 2021 dhe Winner Award for Promoting Gender Equality në Sarajevo FF 2021.

Lexo edhe :  "Pastrimi i parave"/ Qeveria ndryshon ligjin, ja si do të deklarohet pasuria

Do të jenë 4 juri ndërkombëtare që do të vendosin për çmimet e TIFF 2021 me prezencen e personaliteteve fitues të shumë çmimeve ndërkombetare, si: Mohamed Siam (France) dhe Basil Khalil (Palestinë), producente dhe regjisore, si dhe të dy anëtarë të Academy of Motion Picture Arts and Sciences USA, të cilët kanë të drejtën të vendosin për çmimet Oscar, Bogdan Mureșanu (Romania), fitues European Film Award 2020,

Në festival do të jenë gjithashtu në juri Giovanni Robbiano (Italy), Sandra Kawar (Jordan), Simeon Ventsislavov (Bulgaria), Alessandra Pastore (Italy), Nazlı Eda Noyan (Turkey), Maria Di Razza (Italy), Predrag Bambić (Serbia), Ismet Sijarina (Kosovo), Jean Paul Pauwels (Belgium), Barbara Gasser (Austria), Jen Alvares (USA), Sehad Cekic (Montenegro), Ben Apolloni (North Macedonia), dhe Erenik Beqiri, Blerina Hankollari, Anila Varfi nga Shqipëria.

Duke pasur parasysh rregullat e pandemisë ky do të jete një edicion me shfaqje të kufizuara në kinema si dhe online për ndjekësit e shumtë në Shqipëri dhe në botë./MCN.tv


Të fundit

Nis edicioni i 19-të i “Tirana International Film Festival”, 112 filma botëror në konkurrim

Në edicionin e 19-të i “Tirana International Film Festival Oscar qualifying” do të mbahet nga data 24-30 shtator në...

Billboard Latin Music Awards 2021/ Veshjet më të bukura në tapetin e kuq

Mbrëmë (e enjte) u mbajt Billboard Latin Music Awards 2021. Shfaqja e së enjtes e mbushur me yje, e mbajtur drejtpërdrejt dhe personalisht në Miami,...

Marija Oktiabrskaja, gruaja që shiti gjithçka për të blerë një tank/ Mori hak për burrin e saj të vrarë në luftë

Në fazat e hershme të Luftës së Dytë Botërore, kur gjermanët po përdornin taktikat e tyre të Blitzkrieg-ut(Luftës Rrufe)për të pushtuar qytet pas qyteti,...

Gjykata italiane liron nga burgu udhëheqësin katalanas, Puigdemont

Një gjykatë italiane ka urdhëruar që ish-presidenti i rajonit të Katalonjës, Spanjë të lirohet pas arrestimit të tij në Sardenjë. Lajmin bëri të ditur...

SHBA e akuzon për mashtrim, del përpara gjykatës shefja e financës së Huawei

Një drejtuese e lartë e gjigantit kinez të teknologjisë Huawei do të paraqitet në një gjykatë amerikane pas akuzave për mashtrim. Meng Wanzhou u arrestua...

Lajme të tjera

Web TV