Rama e thotë para të gjithëve në Asmablenë e OKB-së: Njihni pavarësinë e Kosovës, kjo është alternativa e vetme e Serbisë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Në fjalën e tij, Kreu i qeverisë nuk ka lënë pa përmendur as Kosovën.

Ai u shpreh para të gjithë liderëve se shtetet duhet ta njohin Kosovën e pavarur, pasi Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun që do të sjellë njohjen e Kosovës edhe nga Serbia.

“Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, Kosovën. Më keni dëgjuar më shume se 1 herë të bëj thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nuk është fiksim dhe as diçka thjesht sa për ta thënë.

Është një ftesë për të njohur realitetin e reja në zemër të Europës, ku një shtet i ri lindi me ndihëmën e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo punë duhet të përfundojë dhe dua ta përsëris, pasi realiteti na ka treguar neve, kosovarëve, serbëve e kujtdo, se një Kosovë e pavarur dhe sovrane është një realitet që vazhdon prej 13 vitesh dhe ka kontribuar të shkëputemi nga e shkuara.

Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun që do të sjellë njohjen e ndërsjelltë. E them miqësisht por me bindje: vetëm maturia, kurajo dhe vizioni do ta lejojë Serbinë të heqë barrën e së shkuarës”, tha Rama.

 


Të fundit

Rama e thotë para të gjithëve në Asmablenë e OKB-së: Njihni pavarësinë e Kosovës, kjo është alternativa e vetme e Serbisë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Në fjalën e tij, Kreu i...

Asambleja e OKB/ Rama për integrimin: Shqipëria është gati, BE të bëjë pjesën e saj

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, duke vënë theksin te disa nga sfidat kryesore në botë sot. Rama...

Rama flet në Asamblenë e OKB: Duhet traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive, të sigurohen urgjent vaksina

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, duke vënë theksin te disa nga sfidat kryesore në botë...

“Hapet aksi kryesor”/ ARRSH njofton: Nga e diela sërish devijime te Unaza e Madhe, ja si do lëvizin mjetet

Nga data 26 shtator, në Unazën e Madhe do të hapet aksi rrugor nga “Ura e Lanës” deri te “Pallati me Shigjeta”. Lajmi bëhet...

Banka Qendrore me idenë e pazakontë: 200 euro në muaj për çdo qytetar…

“Helicopter Money”, quhet propozimi i fundit për dhurimin e 200 eurove në muaj për çdo qytetar të Eurozonës. Kjo është një nga ata idetë që...

Lajme të tjera

Web TV