Shifra të frikshme nga Covid-19/ Mbi 800 raste të reja dhe 10 viktima në 24 orët e fundit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga virusi i rëndë 10 të infektuar, nga 8 viktima që u regjistruan një ditë më parë.

MSH njofton se në këto 24 orë është rritur edhe numri i të infektuarve, ku kanë rezultuar pozitivë 826 qytetarë, nga 768  që ishin dje.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 5150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 826 qytetarë, në këto bashki:
280 raste në Tiranë, 73 në Fier, 51 në Lushnje, 35 në Durrës, 34 në Shkodër, 33 në Vlorë, 31 në Krujë, 30 në Elbasan, 29 në Sarandë, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 21 në Dimal, 14 në Kurbin, 12 në Kamëz, nga 9 raste në Kuçovë, Berat, nga 8 raste në Librazhd, Gjirokastër, Mallakastër, Kavajë, 7 në Kukës, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Pogradec, Devoll, 5 në Dibër, nga 4 raste në Gramsh, Poliçan, Mat, Vorë, Pukë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Këlcyrë, Tepelenë, Cerrik, nga 2 raste në Peqin, Kolonjë, Delvinë, Mirditë, Tropojë, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Konispol, Libohovë, Dropull, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, Belsh.

Lexo edhe :  Studimi i Akademisë së Shkencave mbi Covid-in: 73.3% e popullsisë e imunizuar, nevojitet doza përforcuese e vaksinës

Janë 12,157 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 211 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 10 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 63-81 vjeç, 2 qytetare nga Durrësi të moshave 30-66 vjeçe, 2 qytetare nga Elbasani të moshave 63-70 vjeç, 1 qytetar 58 vjeç nga Fier, 1 qytetare 83 vjeçe nga Lushnja.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 916 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 151,914 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 826
Të shëruar në 24 orë 916
Të shtruar në spitale 211
Humbje jete në 24 orë 10

Testime ditore 5150

Testime totale 1,176,595
Raste pozitive 166,690
Raste të shëruara 151,914
Raste Aktive 12,157
Humbje jete 2,619
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5385
Durrës 1169
Fier 1151
Shkodër 1118
Vlorë 686
Elbasan 625
Lezhë 509
Berat 491
Korçë 310
Kukës 291
Gjirokastër 225
Dibër 197


Të fundit

Shifra të frikshme nga Covid-19/ Mbi 800 raste të reja dhe 10 viktima në 24 orët e fundit

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët...

Ambicie brenda PD? I biri i Sokol Olldashit: Dua të përfaqësoj demokratët në Parlament!

Djali i Sokol Oldashit, Glauku thotë se do të vazhdojë që të mbështesë Partinë Demokratike dhe shpreson që të vazhdojë të japë kontributet e...

Beyonce feston 40-vjetorin e lindjes, ja çfarë i shkruan vetes

Beyonce është ndër emrat më të njohur të muzikës botërore. Ajo ka qenë anëtare e grupit muzikor Destiny’s Child dhe është bashkëshortja e reperit...

Çmendet Hamilton, përplas mekanikun gjatë provave në pistën ruse (Video)

Një incident ka ndodhur sot pasdite gjatë sesionit të dytë të provave të lira që po zhvillohen në pistën ruse të Sochi. Në momentin që...

E pabesueshme! Florian Marku mbipeshë në prag të finales së madhe, duhet të humbasë 1.8 kg për 2 orë

Florian Marku do të përballet me Maxim Prodan për titullin ndërkombëtar në peshat e mesme. Tanimë dy boksierët kanë dalë në matje zyrtare, por shqiptari...

Lajme të tjera

Web TV