SPAK kërkoi lirimin, Gjykata e Posaçme refuzon dhe lë sërish në burg Selim Çekajn

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka refuzuar për herë të dytë kërkesën për lirimin e Selim Çekaj, 72-vjeçari ku në kontejnerin që kishte porositur me banane u gjetën 49 kg kokainë, në Portin e Durrësit.

SPAK kërkoi lirimi e Çekaj me arsyetimin se nuk paraqet rrezikshmëri, por kjo kërkesë nuk u pranua nga GJKKO dhe Selim Çekaj mbetet në qeli.

Kjo është hera e dytë që GJKKO refuzon kërkesën e Çekaj për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, kërkesë që është mbështetur edhe nga SPAK.

Selim Çekaj është babai i Arbën Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas po brenda një kontejneri.

Në të njëjtën skemë u kap edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë. Kontejneri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të kontejnerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj, që kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane.


Të fundit

SPAK kërkoi lirimin, Gjykata e Posaçme refuzon dhe lë sërish në burg Selim Çekajn

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka refuzuar për herë të dytë kërkesën për lirimin e Selim...

SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestron disa dosje

Një operacion i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet paraditen e sotme në Kadastrën e Vlorës. Mësohet se SPAK po...

Porositi rrëmbimin në Tiranë/ Kush është mirditori me dënim të përjetshëm në Greqi

Kozak Braçi mik i ngushtë i reperit Stresi, u rrëmbye sot nga disa të rinj në zonën e Alliasit, por pas dy orësh u...

Lugina e Preshevës do reciprocitet për të drejtat e komuniteteve joshumicë

Rreth një orë i janë dashur Shkodran Azizit nga Presheva, komunë në jug të Serbisë, që të marrë tabelat e përkohshme prej letre në...

E dashur shkollë: një letër për ditën e parë të shkollës

Nga Alberto Pellai E dashur shkollë, nesër gjithçka fillon përsëri. Zilja do të bjerë dhe ata – fëmijët tanë – do të zënë të gjitha...

Lajme të tjera

Web TV