Balla mer pjesë në Festën e Mjaltit në Librazhd: Nxjerr në pah një prej produkteve më tipike të zonës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Librazhdi është prodhuesi më i madh, por edhe më cilësor i mjaltit në vend.

Janë rreth 6 mijë koshere në të gjithë territorin ku qindra fermerë vazhdojnë traditën e tyre në prodhimin e mjaltit.

Bashkia e Librazhdit organizoi sot “Festën e Mjaltit” dhe festivalin e Valles Dyshe në Breza.

Në këtë festë morën pjesë rreth 160 fermerë duke sjellë jo vetëm mjaltë cilësor, por edhe produkte të tjera bio të zonës.

Në aktivitetin e zhvilluar ishin të pranishëm deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra.

“Përgëzoj bashkinë e Librazhdit për vijimin e kësaj eksperience të shkëlqyer që nxjerr në pah një prej produkteve më tipike të zonës së Librazhdit. Përveç panairit të mjaltit, sot është dhe festa e valles dyshe që është po ashtu mjalti artistik i zonës tonë. Ne kemi krijuar një traditë shumë vjeçare tashmë ku nga të gjitha trevat shqiptare vijnë në Librazhd për të ndjekur festivalin e valles dyshe. Obligimi im si djalë dhe deputet i kësaj zone është që ta forcojmë këtë traditë dhe ndoshta që prej vitit të ardhshëm të mos jetë një ditë panairi, por të jetë një fundjavë e plotë”, theksoi Balla.


Të fundit

Balla mer pjesë në Festën e Mjaltit në Librazhd: Nxjerr në pah një prej produkteve më tipike të zonës

Librazhdi është prodhuesi më i madh, por edhe më cilësor i mjaltit në vend. Janë rreth 6 mijë koshere në...

Rrëfehet Nevina Shtylla, tregon kritikën që i bën shpesh i dashuri

Nevina Shtylla ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel. Ajo ka folur për rubrikën e saj më të re në E...

36-vjeçari shqiptar vritet nga bashkëkombësi në Londër (Emrat)

Një shqiptar i quajtur Ergys Koci është ekzekutuar mbrëmjen e 21 shtatorit në Veri të Londrës. Lajmi është publikuar së fundmi në mediat britanike...

Pas 6 ditësh tensione në Veri të Kosovës, Kurti urdhëron mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Pikat kufitare do të digjeshin nëse…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka urdhëruar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë pas 6 ditësh tensione në Veri të vendit për shkak të reciprocitetit...

“Bir i dy Shqipërive…”, Sokol Baraj vjen në film

Nga Ardit Rada Pak ditë më parë u shfaq premiera e filmit të ri dokumentar “Bir i dy Shqipërive” i regjisorit të njohur Ylli Pepo....

Lajme të tjera

Web TV