“Bir i dy Shqipërive…”, Sokol Baraj vjen në film

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Ardit Rada

Pak ditë më parë u shfaq premiera e filmit të ri dokumentar “Bir i dy Shqipërive” i regjisorit të njohur Ylli Pepo. Në qendër është historia e kombit në këta 30 vjet të trazuar, treguar bukur nëpërmjet jetës të një protagonisti absolut të saj, Sokol Baraj.

Sokol Baraj, një nga personazhet e njohur të kësaj kohe të trazuar, është shembull i rrallë i përkushtimit total ndaj atdhetarisë, zbatimit të ligjit dhe dashurisë për të mirën, të ndershmen dhe të vërtetën.

​Më shumë se një portret për të, skicuar pak kohë pas ikjes së tij, ky është një film ku rrinë bashkë trimëria me besnikërinë, dashuria me besimin, njerëzorja me detyrën… e vërteta dhe zhgënjimi.

​Një nga njohësit më të shkëlqyer të punës në polici, Baraj ishte njeri i heshtur, një kasafortë, që mbyllte shumë e shumë të pathëna, të vërteta të vjetra dhe të reja që nga lufta me krimin e deri në kontributin ende “misterioz” që Shqipëria dhe shqiptarët kanë dhënë gjatë krizës së Kosovës.

Falë detyrave të tij, Sokol Baraj jo vetëm kishte dijeni për ngjarjet më të bujshme në vend, por në shumë prej tyre ai ka pasur edhe një rol spektakolar të dorës së parë.

Ai thoshte: …“ Shoqëria jonë ka shumë halle dhe të vërtetat për maskarenjtë, si për ata që ndodhen në qeli, edhe për ata që janë në podiumet e politikës, nuk mund të japin më shumë se zhgënjimet e rradhës. Megjithatë, një ditë, kurdo qoftë ajo, të vërtetat që nuk mund të varrosen do t’u japin atyre atë dritëhije që i zhvendos larg gënjeshtrës që kanë ndërtuar për veten”…

Në film trajtohen dëshmitë interesante të Neritan Cekës, Fatmir Toçit, Sokol Pogës, Agim Fagut, Mirush Kabashit, Piro Çakos, Sabit Brokajt, Erion Braçes, Petro Koçit, Fatos Klosit, Bashkim Finos, Hil Lushakut, Ismail Lleshit, Ndre Legisit, Lorenc Vangjelit, Kujtim Jahos, e Niko Faber por edhe të personaliteteve të Kosovës si Hasim Thaçi, Kadri Veseli, Milaim Zeka, si edhe të të afërmve e familjarëve, vëllait Besnik Baraj, bashkëshortes Lindita e dy djemve Enkel dhe Rene.

Lexo edhe :  Rreziku që PD-në ta çojnë për relike muzeale

Filmi është i një cilësie të lartë artistike të një kamere të gjallë e dinamike, që drejtori i fotografisë Xhemal Reçi, me përvojë e bagazh të shumtë filmash ka ditur të sjellë pamje mbresëlenëse dhe emocione të gjalla nëpërmjet portreteve dhe zhbirimit të tyre me kujdes dhe art.

Ai është njëkohësisht edhe producenti i filmit bashkë me Lorina Pepon, producente ekzekutive e shumë filmave të tjerë, artistikë, televizivë dhe dokumentarë.

Vlera të shtuara i dha filmit montazhi dhe postproduksioni i Gjergji Panos, sot padyshim, mjeshtri më i dalluar në këtë fushë. Ai kupton mirë dhe di të “presë” aty ku duhet, duke i dhënë ritëm te brendshëm filmit, pa asnjë teprim dhe zgjatje të panevojshme.

Si njohës i mirë i gazetarise së ditëve tona, Pepo ka zgjedhur për tekstin e filmit mbështetjen nga një penë tepër e njohur dhe autoritare siç është Lorenc Vangjeli, si edhe Hil Lushakun, një specialist i dalluar i fushës, autor librash mbi policinë.

Ndërsa aktori i njohur Sokol Angjeli, me talentin e tij diti të bëjë rrëfimtarin e filmit me shumë emocion e dashuri. Si gjithnjë, shkëlqeu edhe Bujar Asqeriu në interpretimin e ndjerë të vargjeve plot dhimbje të mjeshtrit Arben Duka.

Të gjithë elementët e këtij filmi që le mbresa dhe ngjeth, vijnë bashkë nën regjinë e artistit të madh Ylli Pepo, mjeshtrit të madh që edhe njëherë si përherë vizaton në ekran si pakkush.


Të fundit

“Bir i dy Shqipërive…”, Sokol Baraj vjen në film

Nga Ardit Rada Pak ditë më parë u shfaq premiera e filmit të ri dokumentar “Bir i dy Shqipërive” i...

Covid në Shqipëri/ Ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se në 4875 testime kanë rezultuar 664 raste të reja me COVID-19. Po kështu ka pasur 10 humbje jete...

“Mjafton për të vrarë 50 milionë persona”/ Sekuestrohen 21 kg drogë carfentanil, arrestohet një burrë dhe një grua

Një burrë dhe një grua nga Kalifornia Jugore u akuzuan të enjten për atë që besohet të jetë kapja më e madhe e carfentanil...

Aston Villa mund Manchester United, Fernandes humb shansin për barazim

Manchester United ka humbur në “Old Trafford” përballë Aston Villa. Asgjë nuk shkoi sipas planeve për ‘Djajtë’ të cilët në minutat e fundit hodhën...

Manchester City i “dhuron” një humbje Chelsea-s në shtëpinë e tyre

Manchester City ka mundur Chelsea-n në Stamoford Bridge. ‘The Citizens’ nuk e kanë harruar lehtë humbjen në finalen e Champions League teksa i kanë...

Lajme të tjera

Web TV