“Budalla”, Kurti i përgjigjet Vulin: Ke qenë zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviçit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur ministrit të brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili tha se ‘për ta ndezur luftën duhet vetëm një budalla ( duke nënkuptuar Kurtin), ai ndodhet në Prishtinë’. Në një dalje për mediat, Kurti tha se Vulin ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviçit. Madje theksoi se Vulin i përket atyre zyrtarëve që Millosheviçin e konsideronte si jo të mjaftueshëm radikal.

“Së pari fluturaket serbe duket që janë përgjigje edhe ndaj deklaratës së Escobar që tha se nuk bën të militarizohet situata dhe ata filluan që të përdorin avionë ushtarakë. Pra këtu thua se nuk e kanë vetëm me neve, së dyti, Vulin mjafton të thuhet për të se ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviçit që atë kohë është quajtur Jul dhe i përkiste atyre zyrtarëve serbë që e konsideronte se Millosheviçi nuk është mjaftueshëm radikal. Pra besoj që kjo e shpjegon plotësisht se për kë bëhet”, tha Kurti.


Të fundit

“Budalla”, Kurti i përgjigjet Vulin: Ke qenë zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviçit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur ministrit të brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili tha se...

Balla mer pjesë në Festën e Mjaltit në Librazhd: Nxjerr në pah një prej produkteve më tipike të zonës

Librazhdi është prodhuesi më i madh, por edhe më cilësor i mjaltit në vend. Janë rreth 6 mijë koshere në të gjithë territorin ku qindra...

36-vjeçari shqiptar vritet nga bashkëkombësi në Londër (Emrat)

Një shqiptar i quajtur Ergys Koci është ekzekutuar mbrëmjen e 21 shtatorit në Veri të Londrës. Lajmi është publikuar së fundmi në mediat britanike...

Pas 6 ditësh tensione në Veri të Kosovës, Kurti urdhëron mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Pikat kufitare do të digjeshin nëse…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka urdhëruar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë pas 6 ditësh tensione në Veri të vendit për shkak të reciprocitetit...

“Bir i dy Shqipërive…”, Sokol Baraj vjen në film

Nga Ardit Rada Pak ditë më parë u shfaq premiera e filmit të ri dokumentar “Bir i dy Shqipërive” i regjisorit të njohur Ylli Pepo....

Lajme të tjera

Web TV