Francis Scott Fitzgerald/ Autori i romanit “Getsbi i Madh” që vdiq në moshën 45 vjeçare

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Shkrimtari Francis Scott Fitzgerald, i njohur më shumë për romanin e tij “Getsbi i Madh”, lindi më 24 shtator të vitit 1896 në St. Paul të shtetit Minnesota. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kur ndodhej pranë qytetit Montgomery, Scott Fitzgerald u njoh me gruan e tij të ardhshme, Zelda Sayre. Së bashku ata u bënë çifti i parë i famshëm i periudhës së xhazit të viteve ‘20, duke bërë një jetë të bujshme dhe duke tërhequr vëmendjen e opinionit ngado që shkonin.

Udhëtimet nëpër botë gjithashtu fillojnë: çifti do të jetë së pari në Londër dhe më pas në Paris. Këtu, në vitin 1921, ata u bënë pjesë e rrethit të intelektualëve që u mblodhën rreth Gertrude Stain, dhe i cili ishte i përbërë kryesisht nga shkrimtarët mërgimtarë. Të dy do të tregojnë për periudhën franceze në një përmbledhje të vitit 1934. Më 1921, në Saint Paul, lindi vajza Frances, me nofkën Scottie. Qëndrimi në Saint Paul, megjithatë, nuk zgjat shumë: Zelda nuk është mirë në mjedisin tradicionalist të qytetit dhe të dy rikthehen në New York. Kjo është periudha që bëhet protagonisti absolut i romanit të tij më të famshëm: “Great Gatsby”.

Por megjithëse bënin një jetë në dukje të lakmueshme, Fitzgeraldëve u duhej në të njëjtën kohë, të përballonin probleme të vështira që lidheshin me alkoolizmin e Scott-it dhe sëmundjen mendore të Zeldës, që sa vinte e keqësohej. “Getsbi i Madh”, që konsiderohet si vepra më e madhe e Scott Fitzgeraldit, pati pak sukses, kur u botua për herë të parë, më 1924. Por me kalimin e kohës, romani që ka si temë qendrore aspiratën e amerikanit për sukses material, është bërë një nga veprat më popullore, më të lexuara dhe më të mirëpritura nga kritika, në letërsinë amerikane. Bazuar në romanin e Fitzgerald-it u xhirua një film në vitet 1970 dhe u shkrua një opera në vitin 1999.

Lexo edhe :  Përjashtimi nga grupi i PD/ Berisha takon demokratët e qarkut të Fierit

Ndërkohë, aktiviteti i tij si shkrimtar është shumë intensiv: në vitin 1922 ai boton “Të bukur dhe të dashuruar” dhe, në të njëjtin vit, përmbledhjen “Tregime të epokës së xhazit”. Në vitin 1934 shkrimtari botoi romanin e tij të katërt “E butë është nata”. Romani nuk arrin suksesin e dëshiruar. Fitzgerald-i sëmuret nga tuberkulozi dhe më pas bie në depresion për shkak të shumë vështirësive ekonomike dhe familjare. Shërimi fillon më 1937, kur ai pranon një kontratë 18-mujore si skenarist në Hollywood. Këtu ai takohet me një kroniste mondane, e cila e lejon atë të gjejë ekuilibrin e humbur. Në nëntor 1940, ndërsa u përpoq me shkrimin e romanit “Zjarret e fundit” ai u kap nga një atak në zemër. Francis Scott Fitzgerald vdiq më 21 dhjetor 1940, dhe ishte vetëm 45 vjeç.


Të fundit

Francis Scott Fitzgerald/ Autori i romanit “Getsbi i Madh” që vdiq në moshën 45 vjeçare

Shkrimtari Francis Scott Fitzgerald, i njohur më shumë për romanin e tij “Getsbi i Madh”, lindi më 24 shtator...

Në rrugëtimin e magjishëm të poezisë

Nga Fatmir Minguli Paralele të domosdoshme Poezia e Trandafile Mollës (Baja) është e lidhur ngushtë me periudhën e shkurtër kohore të krijimtarisë së saj të...

Vetëndëshkimi-vlerë intelektuale (Mbi romanin “Krim e ndëshkim”, të Dostojevskit)

ESE nga PIRRO LOLI (Mjeshtër i madh) ... Tek njerëzit me gjykim të shëndoshë romani “Krim e ndëshkim” ndezi diskutime të forta e, pas kritikave,...

Dënimi i Llallës/ Rama reagon për herë të parë nga New York: Po bëjmë luftë të hapur ndaj korrupsionit, janë dënuar njerëz me pushtet

Pas dënimit të Adriatik Llallës, me 2 vite burg nga apeli i GJKKO, ka pasur një koment për herë të parë edhe Kryeministri Rama. Në...

25 shtator 1976 / U2, irlandezët e famshëm që bënë muzikë rock

Ai është grupi më i famshëm irlandez në botë i muzikës rock, U2 është një grup muzikor i themeluar në shtatorin e vitit 1976,...

Lajme të tjera

Web TV