“Fulbright75”/ Ambasada Amerikane publikon deklaratën e pedagoges Londo: Nuk është vetëm një përfitim, është një status që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada Amerikane ka publikuar në faqen e saj zyrtare në facebook, një koment nga pedagogia e njohur Eva Londo për programin e studimit në SHBA, ‘Fulbright75’.

“Si një Studiuese Vizitore në universitetin Columbia, unë pata mundësinë të shihja metodologji të reja mësimdhënieje, mënyra të reja të krijimit të strukturave të klasave, si dhe mënyra krijuese ndërveprimi midis stafit dhe studentëve”, shprehet Londo ndër të tjera.

Deklarata e plotë:

| #Fulbright75 ” Të kesh mundësinë të studiosh apo të vizitosh një institucion akademik në Shtetet e Bashkuara dhe të jesh një pjesmarrës në Fulbright është një kombinim i shkëlqyer që sjell prestigj, respekt dhe sukses. Qoftë disa muaj apo një vit i plotë, studimi është shumë shpërblyes në rritjen akademike dhe profesionale, dhe akoma më shumë në përfitimin personal. Si një Studiuese Vizitore në universitetin Columbia, unë pata mundësinë të shihja metodologji të reja mësimdhënieje, mënyra të reja të krijimit të strukturave të klasave, si dhe mënyra krijuese ndërveprimi midis stafit dhe studentëve. Si kërkuese, unë kisha mundësinë të përdorja të gjitha burimet e bibliotekës, gjë e cila ishte shumë përmbushëse. Në nivelin personal, unë pata mundësinë të zhvilloja marrëdhënie më të ngushta me kolegë, të takoja njerëz nga prejardhje të ndryshme dhe të jetoja në mjedisin shumëkombësh të një qyteti të shkëlqyer. Mbi të gjitha, të qenurit një studiuese Fulbright, nuk është vetëm një përfitim, është një status që siguron kaq shumë përparësi gjatë periudhës së studimit dhe më pas, në rrugëtimin profesional”. Eva Londo, ish-pjesmarrëse në programin Fulbright

Të fundit

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Lajme të tjera

Web TV