Taulant Balla qetëson PS-në e Fierit, bashkë me Subashin dhe Koçin nisin ‘fushatën’ organizative

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla pas marrjes së deryrës së drejtuesit politik ka qetësuar situatën e krijuar në partinë Socialiste të Fierit.

Balla i shoqëruar nga kryebashkiaku Armando Subashi dhe deputeti Petro Koçi përgjatë tre ditëve ka zhvilluar takime në njësitë administrative Cakran, Frakull, Levan, Portëz, Libofshë, Mbrostar, Qendër, Dërmenas, Topojë dhe në katër rajonet e qytetit Fier, ku Partia Socialiste ka marrë rezultate pozitive elektorale gjithmonë.

Sipas Ballës Partia Socialiste ka në Fier një strukturë organizative tepër të mirë, por që do të vazhdojë të përmirësohet në të gjitha nivelet, duke e paraprirë nga një analizë e imtësishme e rezultatit të zgjedhjeve në çdo Qendër Votimi.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Fier🌹🇦🇱 Zhvilluam gjatë tre ditëve, takime në njësitë administrative Cakran, Frakull, Levan, Portëz, Libofshë, Mbrostar, Qendër, Dërmenas, Topojë dhe në katër rajonet e qytetit Fier, ku Partia Socialiste ka marrë rezultate pozitive elektorale gjithmonë.

Ne rikonfirmuam 74 mandate më 25 Prill, nga të cilat 9 në qarkun Fier, edhe pse populli shqiptar na besoi të paktën 78 mandate, nëse nuk do të ishte numri i papritur i fletëve të pavlefshme të atyre që kishin në zemër PS12🌹🇦🇱, por gabuan me shenjën e preferencës së kandidatëve.

Partia Socialiste ka në Fier një strukturë organizative tepër të mirë, por që do të vazhdojë të përmirësohet në të gjitha nivelet, duke e paraprirë nga një analizë e imtësishme e rezultatit të zgjedhjeve në cdo QV.

Besoj se të gjithë kemi mësuar nga gabimet e së shkuarës, kur lënia në harresë e strukturës së partisë, nuk na ka dhënë rezultatin e duhur në përballjen elektorale të radhës. Ne sot jemi në kohën e duhur për të realizuar një analizë të thellë dhe objektive të rezultatit në cdo qendër votimi, pra në cdo organizatë socialiste.

Lexo edhe :  Veliaj publikon pamjet e kopshtit të ri “Sunny Hill”, ja kontributi i veçantë i Dua Lipës në këtë projekt

Nga kjo analizë dhe ripërtëritje e fuqisë sonë organizative ne duhet të bëhemi tërësisht gati për fitoren e zgjedhjeve vendore të vitit 2023, dhe ato parlamentare në vitin 2025, për mandatin tonë të katërt qeverisës.


Të fundit

Taulant Balla qetëson PS-në e Fierit, bashkë me Subashin dhe Koçin nisin ‘fushatën’ organizative

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla pas marrjes së deryrës së drejtuesit politik ka...

U shpall kampion bote, flet Florian Marku: Më kanë nënvlerësuar, po unë kam sakrifikuar shumë

Florian Marku ka folur pas fitores së madhe në Londër ku bëri krenar të gjithë shqiptarët. Me titullin e IBF-së në krah dhe tashmë...

“I tregova burrit se të kam puthur”/ E moshuara lë pa fjalë Sali Berishën

Sali Berisha vazhdon takimet me simpatizantët e tij dhe këtë herë u ndal në qytetin e Vlorës. Pas fjalës së tij, mikrofonin e morën qytetarët...

Florian Marku mposht Max Prodan dhe shpallet kampion bote në IBF

Boksieri shqiptar Florian Marku ka hyrë në histori pasi ka fituar për herë të parë titullin kampion bote në IBF . Marku siç e premtoi...

Rama kërkoi njohjen e Kosovës në Asamblenë e OKB-së, reagon kryeministrja serbe

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë së OKB-së ku iu kërkoi 193 vendeve pjesëmarrëse që...

Lajme të tjera

Web TV