Vetëndëshkimi-vlerë intelektuale (Mbi romanin “Krim e ndëshkim”, të Dostojevskit)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ESE nga PIRRO LOLI (Mjeshtër i madh)

… Tek njerëzit me gjykim të shëndoshë romani “Krim e ndëshkim” ndezi diskutime të forta e, pas kritikave, pati një sukses të pa pritur dhe të merituar. Me kalimin e kohës njerëzit dhe të huajt u bindën se Rusia promovoi një kryevepër tjetër, krejtësisht origjinale, një roman ky, psikologjik e filozofik, i veçantë në llojin e vet. Nuk është e rastit që rreth këtij romani dhe sot e kësaj dite ka debate e diskutime të skajshme, fakt, që rrezaton vlera të larta artistike të gjithkohëshme.

Dostojevski e mbaroi romanin në një kohë të rëndë krize–ishte i rrethuar me kreditorë të besdisshëm, pa asnjë garanci për të ardhmen, plus censura e veç krizat shëndetësore… e gjithë kjo edhe një dëshmi tjetër, se veprat e mëdha janë produkt i presioneve të mëdha personale e shoqërore. Subjekti i romanit shtjellohet rreth një fraze të një ngjarjeje të thjeshtë në dukje: – studenti Raskalnikov vret fajdexheshën e vet në shtëpinë e saj me sopatë së bashku me motrën që u gjend në atë shtëpi ku ai banonte me qira.

SHKAKU PA SHKAK

Vrasësi tha se e bëri krimin nga varfëria, nga pamundësia për të paguar qiranë , tha se “vrava për të lehtësuar nënën nga një varfëri ekstreme dhe motrën Dunja, që kish pranuar të shërbente në shtëpinë e një burri të shthurur duke rrezikuar nderin e saj për të ndihmuar vëllanë, student. Vrasësi kish planifikuar se me paratë e vjedhura të rregullonte karrierën e tij dhe të ndihmonte njerëzit si filantrop. Ishte ambicioz dhe i prirë për aventura. Kjo ide sipas tij kishte dhe një shkak psikologjik- le të ishte krim për hir të një ideje. Drejtësia nuk ia faktoi krimin, por mendja e tij e çoroditur thurrte të tjera plane. Ai diçka po mendonte.

Vetë Dostojevski në letër këmbimet e tij, pa modesti, do pohonte se “ky roman i shkëlqyeshëm ishte shembulli i një realizmi të pa parë në letërsinë ruse…”

REALIZMI TJETËR

Edhe kritika do shpjegonte se autori e kish fjalën, në një realizëm të thellë, jo te realizmi i dukjes, i sipërfaqshmi që prodhojnë shqisat, jo te banalitetet e ditës që mbushin romanet, por në realizmin e padukur. Të gjitha veprat e tjera, faktuan këtë realizëm të brendshëm, e kritika letrare e kohës me në krye Bjeliskin , pohuan këtë si një nga vlerat origjinale që i jepte mundësi shkrimtarit të shihte përtej shqisave, si një nga realizimet në kuptimin më të lartë të fjalës.. Ishte një dalje nga realiteti për ta njohur më thellë atë. Dhe, sipas Bjelinskit, kjo përpjekje për të depërtuar thellësive të shpirtit njerëzor, nuk do të thotë aspak injorimin faktologjik të përditshmërisë, përkundrazi, e veçanta e tij në realitetin shqisor qëndron në seleksionimin e përpiktë të faktit, në kapjen e intrigës, dhe të atij fakti që mund të mbarti të fshehur domethënie të tjera. Theksojmë se si Rastinjaku, studenti që s’kish pesë kopekë për të blerë supën, është e përplotur e gjithë proza dimensionale e Dostojevskit si te “Idjoti, Djajtë, Njerëz të poshtëruar, Kumarxhiu, Djaloshi deri te kryevepra e tij Vëllezërit Karamazov”. Njerëz të fiksuar në varfërinë e tyre, në vesin, në zakonin, në besimin, sëmundjen, urrejtjen, në pijen , njerëz me moral të rënë, me të gjitha veset e njeriut, të neveritshëm e të dashur – galeri e tërë – produkt i një shkrimtari të pa shoq, psikolog e filozof si ai që te personazhet e tij shikonte veten.

IZOLIMI INTELEKTUAL

Edhe pse autori i krimit, ai nuk pranon të kapitullojë. Brendësive të tij u ravijëzua një ide krejt subjektive e agresive për vetveten, për të gjetur një liri tjetër, qoftë dhe më të keqe. Progresi është vullnet dhe shkencë. Arti është dhimbje dhe talent. Ai është ide, veprim dhe energji për ndryshim. Ky vullnet i pavarur i kthehet në forcë. Dikush e krahason me Rastinjakun francez, por personazhi rus është më kompleks. E pse jo , mund të pranojmë se Dostojevski ishte i pari shkrimtar madhor si përfaqësues i ekspresionizmit rus. Vetëizolimi i tij i ndillte një vet ndëshkim, një energji të brendshme e, si fillim i një veprimi të papritur vetë ndëshkues. Ai u nda nga nënadhe e motra e u bashkua me prostitutën Sonja, e cila shiste trupin për të mbajtur fëmijët e njerkës së saj. Vesi mëkatar ndoqi vesin për t’u larë, e Sonja i doli besnike duke e shoqëruar deri në Siberi. Mëkati u bashkua me mëkatin në përroin e ndërgjegjes së tij për t’u ringritur shpirtërisht.

Heronjtë kanë princip pavarësinë e vullnetit, të vetmin ligjvënës i njeriut të lirë. Vetëm i tillë si personazh, njeriu fiton të gjitha vlerat morale relative dhe imagjinare. Kjo ide veprim i çon personazhet e Dostojevskit tek një UN origjinal në të gjithë diapazonin e tyre fizik e shpirtëror. Me izolimin, që zgjodhi dhe veprimin krejt vetiak, Raskolnikovi na vjen në roman si protestë aktive, kundër vetvetes dhe njerëzimit mëkatar; ashtu i sfilitur nga varfëria, inferior në këmbët e një fajdexheshe në prag të vdekjes por …

Lexo edhe :  Me konkurrentë nga e gjithë bota/ Tirana Film Office përzgjidhet në 5 më të mirët

Ai zgjodhi larjen e krimit psikologjikisht përkitas nga “ideja çdo gjë lejohet deri tek skaji i galerisë së njeriut si morr”. Lexuesi shtrembërohet me keq ardhje kur heroi i tij, Raskolnikovi i thotë prostitutës Sonja se ai është një morr, një morr për t’u shtypur…, Por kini durim, ai kërkon të ngrihet; e, para së gjithash njeriu ngihet në mendim. Sidoqoftë, nuk e kish të lehtë të ndahej dhe të harronte idenë se çdo gjë lejohet, kur ai e fuste veten në këtë grup por, unë vrava, vrava dy plaka motra në shtëpinë e tyre. Nuk është e lehtë të kapërcesh vetveten. Shumica e vrasësve nuk e pranojnë krimin dhe pa prova i e shmangin drejtësinë dhe ndëshkimin. A mund të flasë vrasësi për të drejtë morale për të qenë mbi njerëzit? A thua nuk ka vrasës të qetë që bëjnë jetën e tyre të lumtur? Dhe autori kësaj pyetjeje i përgjigjet me veprimtarinë e Napoleonit të madh. Pse nderohet kaq shumë vrasësi më i madh në botë?! Ai sulmoi Tylonin, masakroi Parisin, humbi një armatë në Egjipt, gjysmë milioni e la në Moskë…Jo, jo kriminelë si ky nuk janë prej mishi, por prej druri e hekuri…U harrua Vatelroja, por jo plka që vrava unë…ptu!…Po, mirë, me që qenka e lirë të bëj çdo gjë, pse të ndalohem unë të bëhem morr si të tjerët? Ai ishte perandor dhe zgjodhi një vetndëshkim, u izoluar në Shën Elenë duke prerë lidhjet me botën… Nuk ka krahasim, unë do çlirohem sipas mënyrës sime …

NË EPILOG- ZËRI TJETËR…

Raskolikovi i ka forcat brenda vetes. Ai po vet rrëfehet, po vet hetohet, po vet gjykohet e po kërkon ndëshkimin me dorë. Logjika e tij prej frikacaku u mund nga alogjika ose logjika e pavetëdijes. Ky reaksion është kaq i plotfuqishëm sa nuk rrëzohet dot nga logjika më bindëse dhe nuk mund të mbetet në heshtje. Ishte një zë tjetër i pa shqipëruar, i fuqishëm këmbëngulës ardhur brendësive të pa dukura. Paraqitet vetë përpara autoriteteve dhe rrëfen krimin me pikë e me presje. Pa hezitim dënohet me punë të detyruar në Siberi. Pas tij shkoi dhe Sonja, zemërbuta. Dhe heroi ndjeu një ringjallje shpirtërore. Si Lazari që u ngjall nga vdekja trupore…

Në këtë pikë romani merr një shikim tjetër. Autorit i shërben si një motor tjetër energjik. Dhe krijues. Mendësia iracionale e personazhit i ngre vlerat e romanit “Krim e Ndëshkim” në krye të personazheve rusë – atje me Peçorinin e Lermontovit, te Një hero i kohës sonë, te Çiçikovi i Gogolit e Onjegini i Pushkinit, atje në lozhat e Tolstoit e Turgenjevit.

Dostojevski është vëzhgues i jashtëzakonshëm. Ai përgjoi gjumin e Raskolnikovit dhe si me magji, zgjoi tjetër gjë, të tjerë njerëz – atë pamjen sa alegorike dhe të papritur; kjo gjetje është e rrallë në letërsinë e madhe. Pamja e re ndryshon krejt rrjedhën e romanit dhe kërkon epilog tjetër. Heroi i tij sheh me sytë e gjumit një virus të çuditshëm që infekton të gjitha qeniet njerëzore; ky virus paska prekur trurin e njeriut dhe i ka marrë mentë, e ka çmendur. Është një parashikim profetik – ky virus , -(ndoshta kovid 19) – që ka prekur ose do të prekë njerëzimin duke e hedhur në një orgji të përgjithshme arbitrariteti – ka rrëzuar shkencën dhe logjikën e gjërave…”unë jam një morr” Dhe morrat janë kudo të barabartë, morra…Bota është pushtuar nga marrëzitë dhe vet gjyqësitë e pafund, jo për të pastruar veten, por për ta molepsur më keq. Çdo i çmendur rron me të vërtetën e tij dhe bota është zhytur në kaos. Kudo ka afshe të zjarrta, vrasje dhe zi buke dhe etje…Kjo ëndërr gjeniale shkruar që më 1866 , kaq patologjike, fshikëllon njerëzimin e çdo kohe. Autori hap këtu një shteg të pakufishëm në fantazinë krijuese. Jeta, jo vetëm në romane, shpesh rrafshon kufijtë midis të mirës dhe të keqes. Zgjidhjet nuk trajtohen vetëm në rrafshin e logjikës së lakuriqtë, por dhe në shtjellat e subkoshiencës… E tha autori -idetë morale lindin nga frika dhe nga ndjenjat fetare, por logjika nuk i përligj asnjë herë. Ai si Niçja arriti në përfundimin se Perëndia është një besim i vjetruar, pa rezultat. Talenti i tij si shkrimtar, filozofi dhe psikologu, jo vetëm në këtë roman, kalon nëpër të papritura dhe absurde të çuditshme që tejkalojnë këtë provëz. Sidoqoftë, lexuesi, nuk duhet të habitet se te Dostojevi, fjala vjen, Polina dhe Aleksej dashurojnë njeri tjetrin nga urrejtja dhe urrejnë njeri tjetrin nga dashuria…

 

Të fundit

‘Nuk jam krenar!’ Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë

Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike aktualisht pedagog në gazetari ishte i ftuar sot në podcastin e kryeministrit Edi...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dhe shiten euro dhe dollari sot

Sot, më 20 prill 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 lekë dhe shitet me 95.4 lekë. Euro blihet me 100.8 lekë dhe shitet 101.6 lekë. Franga zvicerane...

Pas shiut të rrëmbyeshëm, moti merr kthesën e fortë, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual...

Horoskopi i ditës, 20 Prill 2024

DASHI Gjatë orëve të ardhshme të kësaj të shtune 20 Prill 2024 do t’ju duhet t’i kanalizoni mirë energjitë tuaja, përndryshe rrezikoni të mbeteni pa...

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të caktuar. Studimet, nënvizojnë se acidet yndyrore...

Lajme të tjera

Web TV